LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhja e Kryeprokurorit/ Shehu: Puç institucional

20 Dhjetor 2017, 21:17, Aktualitet CNA

I ftuar në emisionin “Arena” në Ora News, deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, duke komentuar atë që ndodhi në Parlament ditën e hënë, është shprehur se në atë seancë ndodhi uzurpimi i Prokurorit të Përgjithshëm dhe një puç institucional.

?Ndodh për herë të parë, shumë gjëra. Ndodhi uzurpimi i prokurorit të përgjithshëm. Ndodhi për herë të parë një shkelje e rëndë e Kushtetutës. Ndodhi një puç institucional. Nëpërmjet goditjes që ju bë Berishës të jepte një paralajmërim jo vetëm për deputetët e opozitës por edhe të mazhorancës. Risia në atë seancë dhe sinjali i alarmit ishte pikërisht ajo që ndodhi me ata ushtarë Forcave të Armatosura?,-deklaroi Shehu. /CityNews

Lajmet e fundit nga