Connect with Us

Po ju “shqepen xhepat”, ja miliarderët që u pasuruan edhe më shumë gjatë 2017-ës

Aktualitet

Po ju “shqepen xhepat”, ja miliarderët që u pasuruan edhe më shumë gjatë 2017-ës

Publikuar

-

2017-ta mund të ketë qenë një vit shumë i keq për shumicën prej nesh, por për ta duket se kanë qenë 12 muajt të bekuar.

Sipas revistës “Forbes” 10 miliarderët më të mëdhenj të botës kanë futur të tjera shuma marramendëse në ” xhepat e tyre”.

Revista vlerësoi të ardhurat neto të më shumë se 2,000 miliarderëve në 2017, duke zbuluar rezultate tronditëse.

Ata duket të jenë bërë edhe më të pasur pasi  tregu i aksioneve në SHBA arriti nivele të larta, çmimet e naftës vazhduan të rriten dhe tregu kinez i pasurive të paluajtshme raportoi një rritje të qëndrueshme.

Jeff Bezos, njeriu më i pasur në botë që në muajin tetor kryeson listën e fituesve.

Bezos, të ardhurat neto të të cilit u rritën me 33.8 miliardë dollarë falë aksioneve të rritura të Amazon, është vetëm njëri nga tre amerikanët në listën e 10 fituesve më të mëdhenj.

7 të tjerë vijnë nga e gjithë bota, përfshirë manjatin indian të naftës dhe gazit Mukesh Ambani.

1. Jeff Bezos

+$33.8 miliardë

Të ardhurat neto: $98.6 miliardë

Kompania Amazon e Bezos po shijon një vit rekord: aksionet e saj kanë arritur 60% fitim që më 1 Janar. Aksionet e saj u rritën me 13% vetëm në një ditë, më 26 tetor, kur gjiganti i tregtisë së blerjeve dhe shitjeve online njoftoi se fitimet e tremujorit të tretë i tejkalonin pritshmëritë.

Ishte po e njëjta ditë ne të cilën Bezos, i cili fitoi 7 miliard dollarë për disa orë, u bë personi më i pasur në botë, një titull që e ka mbajtur që atëherë.

2. Hui Ka Yan

+$27.4 miliard

Të ardhurat neto: $36.5 miliard

Manjati kinez i pasurive të paluajtshme më i pasur në botë, pasuria të cilit pothuajse u katërfishua që në fillim të vitit.

Rritja e pasurisë është totalisht e lidhur me një ngritje 400% të çmimeve të aksioneve të kompanisë së tij “Evergrande Group”.

Shumica e kësaj rritje erdhi pasi kompania njoftoi rezultate te fuqishme financiare në muajin korrik për gjysmën e parë të vitit fiskal të 2017, kjo pasi të ardhurat u rritën me 115% dhe fitimet neto u rritën 224%. Kompania e pasurive të paluajtshme ka prona komerciale dhe rezidenciale në më shumë se 200 qytete në Kinë.

Ai gjithashtu kontrollon kompaninë “Evergrande Health” e cila punon me spitalin e Bostonit për të përmirësuar kujdesin shëndetësor në Kinë, shkruan “Lexo.al”.

3. Bernard Arnault

+$23.6 miliard

Të ardhurat neto: $40.3 miliard

Një nga personat më me influencë në botë në fushën e modës, shumica e pasurisë së Arnault vjen nga aksionet e tij në Christian Dior. Aksionet, të cilat u rritën 52% që në fillim të vitit, aktualisht arrijnë vlerën 47 miliard dollarë.

Arnault gjithashtu ka një numër të madh aksionesh në kompaninë LVMH, konglomerati i artikujve luksozë që ai ka drejtuar që në vitin 1989; aksionet e LVMH që kontrollojnë 70 marka të modës përfshirë Dom Perignon, Bulgari, Louis Vuitton dhe Tag Heuer janë rritur rreth 35% këtë vit.

4. Mark Zuckerberg

+$23.6 miliard

Të ardhurat neto: $72 miliard

Kompania Facebook e Zuckerberg ka patur një rritje të qëndrueshme në 2017, aksionet e saj u ngritën me rreth 60%, të mbështetur nga rritja e reklamave të telefonave celularë.

Në dhjetor të 2015, Zuckerberg dhe gruaja e tij Priscilla Chan, njoftuan se do të jepnin 99% të aksioneve të tyre të Facebook për çështje filantropike.

Zuckerberg gjithashtu kërkoi krijimin e një klase të re aksionesh që do ta lejonte atë të mbante kontrollin e tij të votimit mbi kompaninë. Pas një proteste publike, Zuckerberg, i cili bashkëthemeloi Facebook në vitin 2004 në moshën 19 vjeçare dhe aktualisht ka 17% të aksioneve të kompanisë, braktisi planet në muajin shtator.

LEXO EDHE:  Horoskopi ditor, 12 Maj 2017

Miliarderi 33 vjeçar gjithashtu njoftoi se do të përshpejtojë përpjekjet e tij filantropike dhe do shesë 35 deri në 75 milion aksione të Facebook gjatë 18 muajve të ardhshëm për të financuar disa shoqata bamirësie.

5. Ma Huateng

+$21.8 miliard

Të ardhurat neto: $44.3 miliard

Miliarderi kinez i teknologjisë Ma Huateng dhe kompania e tij ‘Tencent Holdings’, ku Ma është president, kanë qënë në kërkim të aplikacioneve virale të komunikimit dhe hiteve të internetit që në vitin 2011.

Tencent – që kontrollon një prej aplikacioneve të mesazheve më të njohura në Kinë, ËeChat, me më shumë se 960 milion përdorues- bëri një investim në Snapchat dhe pastaj bleu 12% aksione në kompaninë themeluese Snap në muajin nëntor.

Megjithëse aksionet e Snap kanë rënë 35% që në muajin mars, aksionet e Tencent u rritën më shumë se 100% në 2017.

6. Mukesh Ambani

+$15.3 miliard

Të ardhurat neto: $65.1 miliard

Njeriu më i pasur i Meksikës, Carlos Slim Helu, kryesoi listën e miliarderëve të Forbes për herë të fundit në vitin 2011 dhe që atëhere është zëvendësuar me emra si investitori Ëarren Buffett dhe manjati spanjoll Amancio Ortega.

Çmimi i aksionit të korporatës së telekomit të Carlos Slim, ‘América Móvil’, u ul në nëntor të 2016 pas një rënie për rreth 13 muaj por kompania arriti t’ia dilte mbanë: në fillim të 2017, vlera e pesos meksikane u ngrit dhe kompania e tij njoftoi një raport bindës të tremujorit të parë.

Vlera e aksioneve të kompanisë ‘América Móvil’ u rrit 50% nga janari deri në mes të dhjetorit. Slim gjithashtu zotëron 17% të Neë York Times, aksionet e të cilës janë rritur shumë këtë vit.

8. Yang Huiyan

+$14.8 miliard

Të ardhurat neto: $22.8 miliard

Gruaja më e pasur në Azi, Yang Huiyan, trefishoi të ardhurat neto këtë vit falë rritjes së tregut të pasurive të paluajtshme të Kinës. Yang, që zotëron 57% të kompanisë së zhvillimit të pasurive të paluajtshme ‘Country Garden Holdings’, aksionet e të cilës u rritën me 201% në 2017, ja detyron shumicën e pasurisë babait të saj Yeung Këok Keung, i cili themeloi ‘Country Garden Holdings’ para 20 vitesh dhe e listoi kompaninë në Bursën e Aksioneve të Hong Kongut në 2007.

Kompania ka nënshkruar 384 projekte globalisht dhe ka shitur 30 milion shtëpi që në vitin 1997.

9. Larry Ellison

+$13.3 miliard

Të ardhurat neto: $61 miliard

Ellison themeloi firmën e tij të programeve kompjuterike ‘Oracle’ ne 1977 dhe e ktheu në një gjigant 202 miliard dollarësh me vlerë aksionesh të larta edhe pas 40 vitesh. Nga 1 janari deri më 14 dhjetor, aksionet e Oracle u rritën 30%.

Sidoqoftë, pasi tregjet u mbyllën më 14 dhjetor, Oracle raportoi se shërbimet e saj në internet kishin më pak të ardhura sesa kishin parashikuar analistët. Vlera e aksioneve u ul 4% më 15 dhjetor duke hequr 2 miliard dollarë nga pasuria e Ellison.

  1. Francois Pinault & familja

+$12.5 miliard

Të ardhurat neto (që nga 14 dhjetor, 2017): $27.3 miliard

Në një mbërmje nëntori në Neë York, një blerës misterioz pagoi një çmim rekord 450 milion dollarë për një nga pikturat e Leonardo da Vincit, Salvator Mundi – në shtëpinë e ankandit të Francois Pinault, ‘Christie’. Shtëpia e ankandeve është një nga markat luksoze që Pinault dhe familja e tij zotëron.

Nën hijen e grupit të tyre ndërkombëtar luksoz ‘Kering’, familja kontrollon një sërë markash luksoze duke përfshirë Gucci, Stella McCartney, Alexander McQueen dhe Saint Laurent. Në 2016 aksionet e kompanisë u rritën me 80% falë shitjeve të mëdha të produkteve Gucci./CityNews

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Shtypi i ditës, 23 Korrik 2017

LEXO EDHE:  CityNews rikthen në vëmendje/ 10 ngjarjet e bujshme politike të vitit 2017

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

 

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Foto/Modelet më të bukura të Europës për 2017-ën

LEXO EDHE:  CityNews rikthen në vëmendje/ 10 ngjarjet e bujshme politike të vitit 2017

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: