LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Derbi ‘El Classico"/ Apeli shpëton 3 gjyqtarët e akuzuar për korrupsion

20 Dhjetor 2017, 12:04, Aktualitet CNA

Është zhvilluar seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit në Durrës, në ngarkim të tre gjyqtarëve të akuzuar për korrupsion.

Mësohet se Apeli i Durrësit ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të pezulluar gjyqtarët Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno.

Këta gjyqtarë akuzohen për korrupsion, pasi kanë shkuar në Spanjë dhe kanë parë ndeshjen Barcelona-Real Madrid. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur dyshime të forta se udhëtimi i tre gjyqtarëve drejt Spanjës është paguar dhe financuar nga një person që gjyqtarët e kishin në proces gjykimi. Prokuroria pretendon se nëpërmjet kartës së kreditit të personit nën hetim është paguar hoteli i ku kanë fjetur tre gjyqtarët në Spanjë.

Në këtë fazë të hetimit Prokuroria do t?i drejtohet Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të marrë një vendim mbi pezullimin e këtyre gjyqtarëve.

Tre gjyqtarët janë pjesë e Vettingut, pra në listën e personave që do të hetohen. Është provuar që ata kanë udhëtuar në të njëjtën datë dhe me të njëjtin avion drejt Spanjës.   Kjo çështje tashmë do të jetë dhe nën hetim nga anëtarët e Vettingut./ CityNews

Lajmet e fundit nga