LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

74-vjeçari që ka humbur virgjërinë me alienët

19 Dhjetor 2017, 23:00, Aktualitet CNA

Një 74-vjeçar amerikan është i bindur; ai jo vetëm që ka kontaktuar me alienët për vite me radhë, por edhe ka humbur virgjërinë me një prej tyre. David Huggins nga Nju Xhersi ka rrëfyer aventurat e tij aliene për regjisorin Brad Abrahams në dokumentarin ?Love and Saucers?.

Në rrëfimin e tij të gjatë, David thotë se alienët e kanë vizituar me qindra herë dhe në shumë raste ka kryer seks me ta, duke u bërë baba i qindra fëmijëve me origjinë nga dy botët.

Kujtimet e tij David i ka hedhur në disa skica, që janë publikuar gjatë dokumentarit. 74-vjeçari ?ka bindur? edhe djalin e tij ?tokësor?, Michael se gjithçka që thotë është e vërtetë.

?Nuk kam pse ta pyes. Unë thjesht e besoj! S?kam pse të dyshoj?, thotë Michael, ndërsa të njëjtën frazë pohojnë edhe miq e ish-kolegë të punës së David.

Vetë regjisori Brad Abrahams nuk është aq entuziast. Ai thotë se me këtë dokumentar nuk kërkon që t?u mbushë mendjen njerëzve për aventurat e David, por thjeshtë të hapë një debat publik për këtë fakt. ?Të tjera t?i gjykojnë vetë njerëzit?, shprehet regjisori./CityNews

Lajmet e fundit nga