LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërndante drogë nëpër shkolla/ Arrestohet 21-vjeçari

19 Dhjetor 2017, 18:33, Aktualitet CNA

Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Beratit pasi është arrestuar në flagrancë për shpërndarje të lëndës narkotike Canabis Sattiva në shkolla. Bëhet fjalë për 21-vjeçarin me inicialet A.N. banues në Berat.

Nga të njëjtat burime raportohet se, arrestimi i të riut është bërë menjëherë pasi Specialistët për Hetimin e Narkotikëve janë informuar në rrugë operative se 21-vjeçari shpërndante lëndë narkotike në ambientet e jashtme të shkollave.

Policia shprehet se nga kontrolli fizik që ju ushtrua shtetasit të lartpërmendur në momentin e arrestimit ju gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar Canabis Sattiva e ndarë në doza.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Beratit për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike?./CityNews

Lajmet e fundit nga