Connect with Us

Rama mori mbështetjen e ndërkombëtarëve/ Ja si e komenton Berisha

Aktualitet

Rama mori mbështetjen e ndërkombëtarëve/ Ja si e komenton Berisha

Publikuar

-

I ftuar në studion e emisionit “360 Grade”, të gazetarit Artur Zheji, ish-kryeministri Berisha ka shprehur opinionin e tij kur gazetari i konstatoi se, Rama ka marrë konsensusin e ndërkombëtarëve.

Berisha tha se, nëse kreu i qeverisë do të kishte kredenciale atëherë Shqipëria nuk do të ishte në këtë stad me BE-në.
Sipas Berishës, Rama bashkë me përfaqësuesit e Brukselit në Tiranë por edhe me ndonjë përfaqësues të Brukselit në Bruksel ka thënë se, negociatat do të hapen këtë dhjetor por faktikisht nuk u hapën as në vitin 2015, as në vitin 2016, apo në 2017-ën, por mund të hapen në 2018-ën.

LEXO EDHE:  Lulzim Basha i jep leksione Ramës nga rrjeti social/ Ja çfarë i shkruan

“Meqenëse Rama do kishte kredenciale Shqipëria nuk do ishte në këtë stad me BE-në. Nuk i japin Shqipërisë negociatat. Rama bashkë me përfaqësuesit e Brukselit në Tiranë thoshte që negociatat i hapim këtë dhjetor, por faktikisht nuk u hapen as në 2015-ën, as në 2016-ën dhe as në 2017-ën, mund të hapen në vitin 2018”,- përfundoi Berisha. /CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

E diela e “tmerrit”/ Pas plazhit pushuesit me orë të tëra në trafik

Publikuar

-

Nga

Prej 5 orësh me trafik të rënduar/ Bllokohet qarkullimi i makinave në aksin Vlorë-Orikum

Trafiku i rënduar gjatë fundjavave tashmë është kthyer në një pamje ‘krejtësisht normale’ për pushuesit.

Pasditja e së dielës është një ndër ditët kur qytetarët kthehen nga plazhi për në kryeqytet dhe ndeshen më një trafik tejet të rënduar. Sot, tek Shkëmbi i Kavajës radha e automjeteve që kthehen nga plazhi është shumë gjatë.

LEXO EDHE:  Video/ Qytetarët e Kukësit i bllokojnë rrugën Ramës

LEXO EDHE:  19 milionë euro me dëmet publike/ Qeveria nuk heton qeveritarët e korruptuar

Edhe në orët e mëngjesit, ka pasur një trafik të rënduar, i cili nuk është shmangur pavarësisht prezencës së policisë. E njëjta panoramë paraqitete dhe në jug të vendit ku makinat presin me orë të tëra në trafik për të kthyer në kryeqytet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto- Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Makina del nga rruga dhe përfundon e përmbysur

Publikuar

-

Nga

Foto- Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Makina del nga rruga dhe përfundon e përmbysur

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të diel në aksin rrugor nacional Korcë- Pogradec, në afërsi të fshatit Velitërnë.

Mësohet se një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Fatmirësisht, si pasojë e aksidentit nuk ka viktima, por vetëm pasoja materiale.

Policia po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Gjashtë viktima nga Covid në 24 orët e fundit në shtetin fqinj/ Rritet numri i rasteve të reja

Publikuar

-

Nga

Gjashtë viktima nga Covid në 24 orët e fundit në shtetin fqinj/ Rritet numri i rasteve të reja

Vijojnë të jenë shqetësuese shifrat e viktimave dhe të të infektuarve në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 pacientë ndërsa janë regjistruar 136 raste të reja me Covid-19. Viktimat janë dy nga Shkupi, një nga Kumanova, dy pacientë nga Struga dhe një nga Gostivari.

LEXO EDHE:  Demalia paralajmëron Ramën, Veliajn dhe Ballën/ “Do varoseni nën gërmadhat që ngritët me para krimi”

LEXO EDHE:  Letra- Kur zv.kryeministrja sulmonte ashpër Ramën/S'dua t'iu shoh e dëgjoj!

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me coronavirus në vendin fqinj që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 8.111 individë./CNA.al

LEXO TE PLOTE