LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Kryehorr, kryepis"/ Berisha: Nuk e kisha për Kryeministrin, por...

19 Dhjetor 2017, 20:18, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në studion e emisionit “360 gradë” të Artur Zhejit, ka folur në lidhje me aktualitetin politik pas incidenteve të ndodhura para dhe gjatë votimit të Kryeprokurores së Përkohshme.

Teksa iu përgjigj pyetjes së Zhejit, nëse ishte gjuha që Berisha përdori në Kuvend ndaj kryeministrit Edi Rama, e denjë ndaj një kryeministri, tha:

“Kjo nuk është gjuha e denjë ndaj Kryeministrit, por është gjuha e duhur që duhet përdorur ndaj një kryepisi, krye horri, që e ka emrin Edi Rama”, – tha Berisha.

Ai u shpreh se për herë të parë, ndodh që kryeministri i merr pushtetin në sallë, kryetarit të Parlamentit, ndërsa shtoi se Rama ekzekutoi Parlamentin. /CityNews

Lajmet e fundit nga