LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e deputetit/ Kushtetuta nuk e njeh Prokurorin e Përkohshëm

19 Dhjetor 2017, 18:48, Aktualitet CNA

I ftuar në studion e lajmeve në News24, kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, teksa ka komentuar zgjedhjen e prokurores së përgjithshme të përkohshme, Arta Marku, është shprehur se Kushtetuta e vendit nuk e njeh një Prokuror të Përkohshëm.

Sipas Vasilit kjo bëhet vetëm që kryeministri Rama të mbyllë disa dosje që e kompromentojnë atë dhe ministrat e qeverisë së tij.

?Kushtetuta e Shqipërisë nuk flet për Prokuror të Përkohshëm. PPP është një shpikje antikushtetuese që bëhet për të mbyllur dosje të nxehta të Ramës dhe ministrave të tij?,-deklaroi Petrit Vasili. /CityNews

Lajmet e fundit nga