LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha: Lu dhe Vlahutin, ambasadorët e Ramës në SHBA dhe BE

19 Dhjetor 2017, 20:47, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar qëndrimin e ambasadorit të SHBA-ve Donald Lu dhe asaj të BE-së, Romana Vlahutin, pas zhvillimeve gjatë zgjedhjes së Kryeprokurores së Përkohshme.

Sipas Berishës, Donald Lu dhe Romana Vlahutin, ndonëse përfaqësojnë respektivisht vendet e tyre, ata përfaqësojnë Edi Ramën në SHBA dhe BE.

“Lu dhe Vlahutin përfaqësojnë BE-në dhe SHBA-në, por është e vërtetë për çdo shqiptarë që ata sillen si ambasadorë të Edi Ramës në vendet e tyre”, – tha Berisha.

Më tej ai shtoi se, “Ata kanë kaluar çdo lloj përpjekje në përkrahjen e tyre ndaj Edi Ramës. U dhunua një deputet, por nuk tha asnjë fjalë shkelqësia e tij. Deputetja Kërpaçi ishte dhuna aty. Nuk kishte akt më të shëmtuar se përgjakja e një deputetje, një vajze. Ambasadori Lu ka njëanshmëri ekzemplare.”/CityNews

Lajmet e fundit nga