LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat e deputetes së Lulit/ CityNews i përgjigjet publikisht

19 Dhjetor 2017, 21:51, Aktualitet CNA

Deputetja e Lulzim Bashës, Orjola Pampuri, ka reaguar pas lajmit të publikuar nga CityNews.al, se në kohën kur deputetët dhe përballeshin me gardën dhe jashtë Kuvendit qytetarët protestoni, burimet thanë se ajo pinte kafe në një nga lokalet në zonën e ish-bllokut. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Pampuri ka sulmuar CityNews, duke e etiketuar si një media të kryeministrit Edi Rama.

“Te nderuar qytetare sot kryeministri ne vazhden e kapjes se kryeprokurorit dhe dhunimit te kushtetutes nepermjet portaleve te tij ne Citynews, ka nxjerre nje njoftim teper qesharak dhe per tu dhimbsur. Sa qesharake, e sa per te qeshur. Kete here jeni te falur, Citynews, por une ne bllok skam pire kafe kur kam qene studente, jo me tani. Tashme Njerezit e kryeministrit kane gjetur nje format tjeter, ate te diversionit kunder deputeteve te PD. Ne 10.30 isha ne salle me Dr. Berishen, me kryetarin dhe gjithe koleget e mi, madje dhe duke u konfliktuar me garden, duke i prere fjalen Taulant Balles. Beni lajm, jo thashetheme. Une jam profesioniste, jam njeri i thjeshte e nuk me lidh e me ka lidhur asgje as me Cilin, as me Sorosin, e as me asgje tjeter ju qe haludoni, mos u merrni me thashetheme te rendomta e dashakeqe, hapni kamerat dhe dilni bllof, ate lokal se di as nga bie, per ju do te thosha: ” FALI ZOT SE S’DINE C’KA BEJNE”.”, – shkruan Pampuri.

Por le t’i themi disa të vërteta zonjës Pampuri.

Orjola Pampurit i garantojmë se nuk jemi portal i Ramës, dhe këtë duhet ta provojë në gjykatë. Ajo ndoshta nuk e di, sepse ka ardhur në PD ditën që u kandidua si deputete, dhe nuk e di se çfarë e katapultoi për të qenë e dyta në listën e Tiranës, pasi nuk ka asnjë kontribut thelbësor në PD dhe aq më pak kontribut publik. Gjithsesi i garantojmë se nuk jemi të Edi Ramës, për këtë flasin qëndrimet tona të forta kundër Kryeministrit dhe qeverisë Rama 1 dhe 2. Nuk jemi të Ilir Metës, dhe për këtë mund të shikoni qëndrimet tona ndaj LSI dhe Ilir Metës, por nuk jemi as të Lulzim Bashës, njeriut që mori nga rruga Orjolën dhe na e bëri deputete, e cila në tre muaj rezultoi asgjë. Le ta gjykojnë lexuesit se çfarë ka thënë Pampuri në Parlament.

Gjithsesi nuk na shqetësojnë aspak akuzat edhe shpifjet publike të disa personazheve anonim dhe të papeshë në politikë si Pampuri. E ftojmë deputeten e Bashës të pyesë kolegët në Kuvend, të pyesë Lulzimin, kunatin, Çili po të dojë, Salianjin, por këtë gjë nuk e thonë dot. Ne jemi kundër Ramës, ne jemi kundër Metës, ne jemi kundër Bashës.

Orjola ne jemi kundër estabilishmentit, ne jemi edhe kundër deputetëve si puna jote, që pa asnjë vlerë dhe kontribut politik, katapultohen, dhe sesa peshë janë kandidatët e llojit tënd, e tregoi rezultati i zgjedhjeve të 25 qershorit në Tiranë. Rezultati nuk është problemi ynë, ai është problemi i Bashës. Ne kemi problem mungesën e opozitës në Shqipëri, një opozitë të vërtetë dhe të fortë, që përfaqëson Shqipërinë jo me deputetë fasadë, jo me kryetarë opozite të shitur te Kryeministri, jo me deputetë kllounë dhe analfabetë në grupin e PD, PS dhe LSI dhe kudo që ata ndodhen. E sfidojmë zonjën Pampuri të gjejë një shkrim pro Edi Ramës në CityNews.al, një opinion apo qëndrim tonin pro Kryeministrit, do të gjejë me mijëra kundër tij ashtu siç do të gjejë me mijëra kundër Lulit apo Metës.

Si pionere në politikë Orjola duhet të mësojë, se PD është parti konservatore, jo ajo partia që do Pampuri për të ndryshuar ligjin, që në Shqipëri të kemi martesa midis burrave. PD është forcë konservatore, megjithatë se me Orjolën apo shokët dhe shoqet e saj gjithçka ka ndryshuar, e në rast se nuk e kupton dot se pse nuk duam këtë klasë politike dhe jemi kundër estanblishmentit, Orjolën se ndihmojmë dot.
Jemi të gatshëm të vëmë një bast publik, aq e paaftë sa po duket këto 3 muaj në Kuvend, nuk ka për të qenë më deputet e PD në zgjedhjet e ardhshme e në rast se Luli do të vazhdojë, siç e ka nisur, të mbajë nga pas Orjola e kompani nuk është çudi që të shkojë keq e më keq. Megjithëse për Bashën nuk ka rëndsi ardhja e PD në pushtet, por vetëm xhepi i tij, klientelizmi dhe korrupsioni, që e ka pushtuar atë pas pazareve të pista me kryeministrin Rama.

Ja dhe ti fitove pak reklamë duke të përmendur ne, ndoshta Basha do të dojë më shumë, ashtu siç do ata që ne i kritikojmë duke i thënë të vërtetat publikut. Sa për Edi Ramën, atë ta kemi lënë ty, megjithëse ti nuk e mban dot se ai është i Lulit.

Gjithçka që pretendon zonja Pampuri nuk qëndron. Burimet tona mund të kenë gabuar dhe të ketë qenë një lapsus, por për të qenë dinjitoze, deputetja, që nuk dihet se si është vendosur në listat e PD-së, mund të na kërkonte përgënjeshtrim, sqarim dhe ne do ta vinim në vend, mund të ketë qenë një gabim, pa dashje dhe paqëllimtë nga ana jonë. Për këtë ka pasur në dispozicion adresën e e-mailit, numrin e telefonit etj. Deputetja e Lulit nuk zgjodhi këtë, por zgjodhi të na sulmonte. Sulmet e politikanëve thjeshtë na bëjnë më të fortë. Ne nuk do ta sulmojmë kurrë deputeten, por do të themi të vërtetat rreth saj dhe kujtdo tjetër që është në Parlament. /CityNews

Kuvendi ?digjet?/ Deputetja e Bashës pi kafe në bllok

Lajmet e fundit nga