LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse dolën aq të qeshur deputetët e Lulit? 

18 Dhjetor 2017, 14:02, Aktualitet CNA

Pas zhvillimit të mbledhjes së përbashkët të grupeve parlamentare të PD dhe LSI, deputetët demokratë janë parë duke dalë të qeshur nga selia e PD.

Mësohet se pasi ish-kryeministri Sali Berisha u bëri thirrje deputetëve të opozitës të djegin mandatet, një grup deputetësh të PD kanë vrapuar te Basha dhe e kanë kundërshtuar që para se të fillojë takimi.

Pasi shpëtuan mandatin dhe përfundoi teatri parlamentar, deputetët e Lulit dolën duke buzëqeshur nga selia e PD.

Ndërkohë në një deklaratë për mediat, vetë kreu i PD, Lulzim Basha bëri të ditur atë që tashmë dihej, që opozita nuk do ti djegë mandatet e deputetit.

Kjo në fakt dihej dhe ishte e mjaftueshëm e qartë që nuk do të ndodhte, pasi shumica e deputetëve të Lulit e kanë blerë mandatin./ CityNews

Lajmet e fundit nga