LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Monika Kryemadhi ngelet zbathur në Parlament

18 Dhjetor 2017, 17:03, Aktualitet CNA

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është shfaqur tejet e revoltuar në seancën e sotme të Kuvendit të Shqipërisë, ku u votuar Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku.

Nga jashtë Kuvendit ku nxiste protestuesit për të çarë kordonin e policisë dhe hyrë në Parlament, Kryemadhi është kthyer në sallën e seancave plenare, ku ka shpërthyer me sharje, ofendime e kërcënime ndaj kryeministrit Edi Rama, deri tek sulmi ndaj tij, me çfarëdo gjëje që i dilte para. Në të tillë situatë, Kryemadhi ka hequr çizmen dhe me të ka qëlluar drejt Edi Ramës.

Nga burime brenda Kuvendit, CityNews mëson se çizmen e Kryemadhit, e ka marrë një punonjës i gardës, dhe kryetarja e LSI-së, ka ngelur për rreth 20 minuta zbathur në Kuvend. Më pas nga po të njëjtat burime, mësohet se Klajda Gjosha, ka ndërhyrë dhe ka marrë çizmen e kryetares së saj, dhe ia ka dorëzuar, dhe pas kësaj, Kryemadhi ka mundur të dalë. /CityNews

Lajmet e fundit nga