LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryeprokurori/ Një nga tre kandidatët del nga gara

18 Dhjetor 2017, 10:29, Aktualitet CNA

Ndërkohë që debatet për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm mbeten tema më e nxehtë e aktualitetit politik, gjë që ka çuar edhe në protesta nga opozita, mësohet se një nga kandidatët ka dalë nga gara.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, kandidatja Ermira Tafani mori 28 firma, për kandidaten Arta Marku po lobojnë deputetët Ulsi Manja dhe Ermonela Felaj, ndërsa kandidati Ferdinand Elezi nuk i bën dot 28 firma.

Kujtojmë se pjesë e garës, janë prokurorët: Arta Marku, zv.drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Shkodër dhe Ferdinand Elezi, drejtues i Prokurorisë së Durrësit. Ndërkohë që kandidatja e tretë është Ermira Tafani, prokurore në Elbasan./ CityNews

Lajmet e fundit nga