LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dritan Shano kundër Bashës: Digjni mandatet, nuk vazhdohet me marrëveshjen e 18 majit

18 Dhjetor 2017, 18:38, Aktualitet CNA

Apelit publik të ish-kryeministrit Sali Berisha, ndaj deputetëve të opozitës për të djegur mandatet e deputetit, i është bashkuar edhe Dritan Shano, i cili mban postin e koordinatorit të Partisë Demokratike për ekonominë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Shano shprehet se “Nëse para 6 muajsh mendoja se PD nuk kishte asnjë arsye të hynte në zgjedhje, sot, mendoj se Partia Demokratike duhet t’i djegë mandatet, si shenjë respekti ndaj Kushtetutës së Republikës dhe demokracisë.”

Më tej ai është shprehur se pavarësisht cila mund të jetë marrëveshja e bërë mes Bashës dhe Ramës më 18 maj, sërish sot ajo duhet të marrë fund.

“Nëse para 6 muajsh mendoja se PD nuk kishte asnjë arsye të hynte në zgjedhje, sot, mendoj se Partia Demokratike duhet t’i djegë mandatet, si shenjë respekti ndaj Kushtetutës së Republikës dhe demokracisë. Trias politica nuk ekziston më. Nuk mund të vazhdohet të shkohet në parlament, çfarëdo qoftë marrëveshja e 18 Majit; është thjesht pjesëmarrje e vetëdijshme në teatër; Partia Demokratike nuk mund të jetë dekori noterizues i pushtetit të Ramës. Përkundër çdo retorike për ndonjë magji apo heroizëm që pretendohet se mund të ndodhë në sallën e parlamentit, të gjithë njerëzit e këtij vendi e dijnë se haleja nuk pyet nga pordhët.”, – shkruan Shano. /CityNews

Lajmet e fundit nga