LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhja e Kryeprokurorit/ Dëshmi që institucionet janë të kapura

17 Dhjetor 2017, 18:38, Aktualitet CNA

Pas përfundimit të mbledhjes me aleatët ku u diskutuan çështjet e fundit për protestën e ditës së nesërme, kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, në një promoncim për mediat, është shprehur se kjo formë zgjedhjeje e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm tregon se institucionet shtetërore janë të kapura.

Shehi ka deklaruar se ky akt i qeverisë zhvlerëson reformën në drejtësi dhe opozita do të rezistojë kundër këtij procesi me të gjitha format e mundëshme demokratike.

?Qëllimi jonë është të sensibilozojmë të gjithë shqiptare, pasi këtu kanë ndodhur të gjitha llojet e zullumeve. Këtu janë kapur të gjitha institucionet me radhë, por deri tek prokurori i përgjithshëm kishim menduar se nuk do të ndodhte. Shoqëria civile mjaftonte të kishin sjellë një kandidat këtu të formonim KLP-në dje sot e kishim emëruar prokuroni e ri do e kishte kaluar edhe vettingun. Do rezistojmë me të gjitha mjetet demokratike. Kjo që po ndodh është shumë e rëndë dhe do të zhvlerësojë reformën në drejtësi. Prandaj jemi nesër atje, që tu kujtojmë shqiptarëve që kjo është tallje me sistemin e drejtësisë?,-deklaroi Shehi. /CityNews

 

Lajmet e fundit nga