LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gazmend Paja "shmang" Portokallinë/Çfarë ka ndodhur ?

17 Dhjetor 2017, 14:00, Aktualitet CNA

Në verë u diskutua se Gazmend Paja mund të ishte një prej aktorëve që u largua nga ?Portokallia?. Ai vetë nuk e mohoi duke u shprehur se ?nuk i dihet çfarë ndodh?, por nëse nuk gjente një personazh të ri, do të bënte një pauzë.

Megjithatë, në nisje të sezonit të ri të ?Portokallisë?, e pamë Gazmend Pajën përsëri si pjesë e spektaklit të humorit, i veshur me petkun e personazhit të Melamin Beratit apo personazhit të Nasit, të dy role të hershme të tij.

Sot, Gazmend Paja praktikisht e shmangu të folurit për ?Portokallinë?.

I pyetur në ?Jo vetëm modë? nëse i pëlqen më shumë karriera në film apo ajo në televizion, tek ?Portokallia?, Paja u përgjigj:

?Të parën që përmende.?

Më tej, sqaroi se ndonëse televizioni të mëson shumë gjëra, veçanërisht lidhur me menaxhimin e kohës, nga ana tjetër të konsumon.

?Televizioni është një ndërmarrje e fuqishme që të organizon, por paralel ke edhe konsumin.?, u shpreh Paja.

Ai ishte në premierën e filmit ?Yjet e së ardhmes?, ku luan krah Elia Zaharias dhe aktorëve më të shquar të kinemasë shqiptare, si: Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Ema Andrea, Sadush Ylli, Karafil Shena si edhe babai i tij, Luftar Paja./CityNews

Lajmet e fundit nga