LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohet skifteri me 117 vjedhje

17 Dhjetor 2017, 21:38, Aktualitet CNA

Policia e Sarandës ka arrestuar shtetasin Aleksandër Qarri, 44 vjeç pasi akuzohet se ka kryer një sërë vjedhjesh.

Nga informacionet paraprake të policisë raportohet se, Qarri ka kryer 110 vjedhje në Tiranë, ndërsa 7 të tjera i ka kryer në Vlorë.  Në vitin 2015 është akuzuar për 17 vjedhje makinash në qytetin bregdetar të Durrësit.

Burimet policore raportojnë se 44-vjeçari është akuzuar edhe më parë nga policia për vjedhje në territorin italian. /CityNews

Lajmet e fundit nga