Connect with Us

SHBA ka dëshmi të pakundërshtueshme/ Irani thyhen sanksionet e OKB-së

Aktualitet

SHBA ka dëshmi të pakundërshtueshme/ Irani thyhen sanksionet e OKB-së

Publikuar

-

Shtetet e Bashkuara kanë dëshmi konkrete se Irani i furnizon me armatim kryengritësit huthi në Jemen, duke i shkelur sanksionet e Kombeve të Bashkuara, ka thënë ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley.

Në konferencën për gazetarë në një kapacitet ushtarak në Uashington, ku ekspozohen pjesë të armatimit, ambasadorja Haley tha se “dëshmia është e pakundërshtueshme”.

“Shtetet e Bashkuara po marrin një qasje të re ndaj Iranit duke u fokusuar në të gjitha sjelljet destabilizuese të regjimit. Kjo do të thotë se ne nuk jemi të fokusuar vetëm në programin atomik”, tha Haley dhe ka shtuar se “ne, po ashtu, po marrim qëndrim të fuqishëm në programin raketor balistik iranian, eksportin e armatimit dhe mbështetjen e regjimit për terroristët, luftëtarët lojalë dhe diktatorët”.

LEXO EDHE:  “Në SHBA kërkohet burgosja e Ramës”/ Berisha rendit 4 akuzat e rënda

Armatimi i ekspozuar përfshinte edhe mbetje të asaj që zyrtarët amerikanë thanë se ishte raketë balistike iraniane me rreze të shkurtër veprimi, që ishte shkrepur nga Jemeni, muajin e kaluar, në një aeroport ndërkombëtar jashtë Riadit të Arabisë Saudite.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Infektimi me koronavirus i Budinës/ Sazan Guri bën komentin epik: Atij i ndrin tulla, ça i sëmurë është!

Publikuar

-

Nga

Infektimi me koronavirus i Budinës/ Sazan Guri bën komentin epik: Atij i ndrin tulla, ça i sëmurë është!

Mbrëmjen e sotmë kanë qënë të ftuar në emisionin “360 grade”, aktori dhe regjizori i njohur Edmond Budina, Arben Meçe dhe Sazan Guri.

Mes tyre është zhvilluar dhe një debat teksa Budina tha se pas dy ditësh plotëson numrin e ditëve që i përfundon karantina, por nuk ka shfaqur asnjë shenjë të infeksionit.

“Jam i çuditur, nuk kam pasur asnjë shenjë. Edhe rezultatet i testit mi thanë shumë shpejt, megjithatë do të presim dhe të shohim”, tha Budina.



“Mondin e kam mik, kemi qenë bashkë që në lëvizjen studentore dhe ka qenë ndër të paktit që i kam respektuar. Por i uroj shërim të shpejtë, pasi unë kam të drejtën time të besoj në seriozitetin e shtetit tim. Mondi të mirën e ka në xhep, të ruhet nga e keqja”, tha Meçe.

LEXO EDHE:  Shtetet provojnë rihapjen e ekonomisë në SHBA

LEXO EDHE:  Presidencialet në SHBA/ Trump dhe Cruz fitojnë secili në dy shtete

Por Sazan Guri duke ndërhyrë tha se “Mondi nuk ka asgjë, për çfarë i thua shërim të shpejtë. Atij i ndrin tulla, e nxorën pozitiv për çështje që dihen”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Itali/ Shqiptari në rrezik për jetën pas dhunës brutale nga afrikani

Publikuar

-

Nga

Itali/ Shqiptari në rrezik për jetën pas dhunës brutale nga afrikani

Hetuesit në Treviso të Italisë kanë ngritur akuzën e tentativës së vrasjes, ndaj 23-vjeçarit senegalez, Sileymane Pam, i cili shtriu përtokë dhe goditi me shqelm shqiptarin Erikson Kotarja të enjtën e kaluar.

Në fotot e dala nga mediat italiane, afrikani godet me grusht shqiptarin duke e rrëzuar në tokë, pastaj e godet fuqishëm me shqelm, duke i shkaktuar dëmtime serioze.



Në momentin e sherrit, afrikani dhe shqiptari ishin rrethuar nga një grup të rinjsh, të cilët u larguan menjëherë sapo erdhi policia. Falë dëshmitarëve në vendngjarje dhe kamerave të sigurisë, hetuesin zbuluan autorin e sulmit ndaj shqiptarit dhe bashkëpunëtorëve të tij, ndaj të cilëve nuk është marrë edne asnjë masë sigurie.

LEXO EDHE:  SHBA/ 58-vjeçari fiton pafajësinë pas 30 viteve burg

LEXO EDHE:  Lufta me koronavirusin/ Mbi 38 mijë të vdekur në SHBA

Karabinierët e gjetën shqiptarin në shtrirë në tokë dhe nga veshi e goja i ridhte gjak. përpara se të humbte ndjenjat, ai arriti që të shqiptonte emrin e agresorit. Sipas mediave italiane, përpara konfrontimit fizik, dy të rinjtë kishin shkëmbyer ofendime.  Erikson Kotarja punonte në një firmë në Conegliano dhe jetonte me familjen në Spresiano. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Coneglianos, duke luftuar për jetën. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PS do të heqë koalicionet/ Ivi Kaso: Listat do të vijojnë të jenë të mbyllura

Publikuar

-

Nga

PS do të heqë koalicionet/ Ivi Kaso: Listat do të vijojnë të jenë të mbyllura

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso akuzoi mazhorancën se listat e hapura po i përdor thjesht si justifikim për të hequr koalicionet parazgjedhore.

Gjatë edicionit të lajmeve në “Vizion Plus”, Kaso tha se në të vërtetë listat do të vijojnë të jenë të mbyllura dhe do të lejohen koalicionet pas zgjedhjeve, për të ndarë pushtetin.

“Ndryshimet kushtetuese nuk synojnë hapjen e listave. Listat në pjesën më të madhe të tyre do të vazhdojnë të jenë të mbyllura. Hapja e listave është thjesht preteksti i mazhorancës për të hequr koalicionet. Zoti Rama në nismën e mbështetur prej tij, prek nenet në Kushtetutë që bëjnë fjalë për koalicionet parazgjedhore. Hiqet fjala koalicione. Nga njëra anë heqim koalicionet parazgjedhore, nga ana tjetër synohet të formohen koalicione paszgjedhore që bazohen kryesosht mbi bazën e ndarjes së llokmave të pushtetit.”



Ivi Kaso tregoi edhe çfarë u diskutua në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik. Ai nënvizoi se PS këmbënguli në disa tema që ishin mbyllur që kur u arrit marrëveshja e 5 qershorit.

LEXO EDHE:  Ç’do të thotë Brexit për sigurinë e Europës?

LEXO EDHE:  SHBA/ 58-vjeçari fiton pafajësinë pas 30 viteve burg

“Temë disktuimi në tryezë ishin ndryshimet kushtetuese, por edhe një pjesë e mirë e temave që ishin dakordësuar dhe formalizuar në draftin e 5 qershorit. U diskutua për depolitizmin e komisioneve zgjedhore, mbi çështjen e sistemit zgjedhor, çështje të ezauruara në Këshillin Politik. Marrëveshja e 5 qershorit janë të mbyllura, por nëse nisma e ndryshimeve kushtetuese do të shkonte deri në fund do të sillte shfuqizimin e menjëhershëm të disa neneve të draftit të 5 qershorit. Preket shtylla kurrizore e gjithë procesit zgjedhor dhe do të na nevojitej një Kod i ri Zgjedhor.”

I pyetur për arsyen pse opozitarët kërkojnë referendum, Kaso deklaroi se kjo shihet si forma e vetme për të garantuar një zgjidhje përfundimtare për këtë temë kaq të ndjeshme.

LEXO TE PLOTE