LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Haberet e Mitros për “kallaixhiun” përmetar

16 Dhjetor 2017, 19:22, Aktualitet CNA

BALTAZAR NANCA…

Ura mbi Lanë. Në krah të ?Tajvanit?. Në mes të urës ulur një burrë. Me firzamonikë në duar. Bokse. Mikrofoni. Një kuti për të mbledhur ?honorare?
E kisha parë disa herë kur kaloja me makinë. Gjithmonë këndonte këngë italiane.
Dje isha në këmbë. Hodha një monedhë në kuti. Ndaloi këngën. Më falenderoi.
-Nga je?
-Nga Vlora. Po ti?
-Nga Mbrezhani i Përmetit. Jemi kallajxhij me famë!
-Avash, avash. Me duar femre, nuk ka kallajxhij. Kalajxhi kam qënë vetë. Kam punuar në komunalen e Vlorës. 35 vjet. Kallaisnim enë. Kallaj. Nishadër. Të të them një sekret? Kur mungonte nishadëri, përdornim urinën. Si kimikat?!
I fola për veten. U ngrit në këmbë.
-Më quajnë Baltazar Nanca. Nuk gjen në Shqipëri emër dhe mbiemër si imi. Jam edhe unë nga Përmeti…Nga viti 1920 gjyshi u vendos në Vlorë…Kam kënduar gjithë jetën. Pëlqej muzikën klasike. Kanconisimit italjane.
-Po këngë përmetare?
-Janë perla. Por kërkojnë gërnetë e qemane…Laver Bariun?…E kam pasur mik. Kemi kënduar bashkë. Usta Laverin nuk e bën më nëna! Kur thua Përmet, mëndja të shkon tek Naimi dhe Usta Laveri!…Dje ishte një gazetar i Fiksit. Më tha:?Kemi 15 vjetorin. Duam një urim.?…Me firzamonikë? Këndova Santa Luçia…Fiksi dhe Santa Luçia e kanë festën në një ditë…Gjë e rrallë.
-Bëjmë një foto?…/ CityNews

Lajmet e fundit nga