LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Do të mbyllen spitalet bashkiake?/ Ja si përgjigjet Manastirliu

16 Dhjetor 2017, 17:38, Aktualitet CNA

E ftuar në emisionin ?Kjo Javë? të Nisida Tufës, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është shprehur se nuk do të ketë mbyllje të asnjë spitali, pra as të atyre bashkiake.

?Nuk është e vërtetë mbyllja e spitaleve bashkiake dhe këtë ua garantoj unë me 100%?, deklaroi Manastirliu.

Gjithashtu ajo tha se ?detyra jonë është shërbimi ndaj qytetarëve dhe për këtë po bashkëpunojmë më BB për të përmirësuar cilësinë e shërbimit?.

Ndër të tjera, ministrja e Shëndetësisë deklaroi se spitalet do të transformohen, me qëllim shërbimin sa më cilësor ndaj qytetarëve./ CityNews

Lajmet e fundit nga