Connect with Us

Simptomat e para të kancerit: Ku shfaqen dhe çfarë duhet të dini!

Aktualitet

Simptomat e para të kancerit: Ku shfaqen dhe çfarë duhet të dini!

Publikuar

-

Shumica prej nesh nuk i kushton mjaft kujdes kësaj pjese të trupit.

Shuplakat janë ndër pjesët e trupit që i përdorim më së shumti. Përshëndetemi me dorë, ngremë dhe lëshojmë gjëra, i ndotim. Shumica nesh nuk u kushton kujdes të mjaftueshme.

Shikoni shuplakat tuaja dhe shikoni se a mund të identifikohen në to shenjat e mundshme të kancerit.

Plasaritjet e thata në shuplaka

Edhe pse është krejtësisht normale që duart të bëhen të thata për shkak të përdorimit të përhershëm të balsamit, ndonjëherë ajo lëkurë e thatë mund që t’i rezistojë madje edhe përdorimit të kremrave dhe locioneve. Në atë rast duhet të shkoni te doktori. Lëkura e thatë në shpinën e dorës dhe në vendet të cilat kanë humbur ngjyrën mund të tregojnë problemin më serioz.

LEXO EDHE:  Tronditëse: Stewart e rrahur me shenja në trup

Duart e ënjtura

Kanceri është i njohur për shkakun që bën ndryshime në gjithë trupin, prandaj nëse vëreni çfarëdo qoftë të dyshimtë, duhet menjëherë të shkoni te doktori. Nëse shuplakat ënjten apo fryhen, menjëherë kërkoni ndihmë profesionale.

Dhimbja e duarve

Nëse pa ndonjë shkak ndieni dhembje në duar, ajo mund të jetë një ndër simptomat e kancerit. Kanceri shkakton dhembje në organe të ndryshme, pra edhe në shuplaka. Kanceri në pjesën krejtësisht tjetër të trupit mund të manifestohet nëpërmjet dhembjes së shuplakave.

Simptomat e tjera të kancerit

Duart janë vetëm një ndër simptomat e mundshme. Humbja e papritur e peshës, ngjirja e zërit, lodhja e vazhdueshme, kolla irrituese dhe e fortë gjithashtu mund të jenë shenja të kancerit./CityNews

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Deputeti 300 votash nuk heq dorë nga çmenduritë/ Çudit Petrit Vasili, i dështuari i LSI

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputeti 300 votësh, Petrit Vasili, ka kërkuar që të zbardhet masakra zgjedhore.

Kjo deklaratë e tij çudit të madh dhe të vogël, pasi me 300 vota, s’ka Ligj, Kod Zgjedhor dhe Prokurori që ti bëjë derman.

Ishte vullneti i qytetarëve për ta lënë jashtë dyerve të Kuvendit Petrit Vasilin dhe dëshira e Monika Kryemadhit për të futur në Kuvend një deputet që qytetarët nuk e kanë votuar.

Në këmbim Vasili bën megafonin e Kryemadhit, duke qenë se kjo e fundit pas zgjedhjeve të 25 Prillit, qëndroi larg mediave, duke mos komentuar asnjë rrethanë politikë.



Sot në një intervistë Euronews Albania Petrit Vasili tha se nuk do të ketë marrëveshje tjetër me maxhorancën për ndryshimet kushtetuese.

Ndryshime kushtetuese kërkojnë edhe kompromisin dhe votimin nga ana e Rilindjes. Për të vajtur dhe ndërtuar kompromise të tilla, pa zbardhur këto përgjegjësi shumë të rënda që janë masakrimi i zgjedhjeve, reforma në drejtësi dhe çështjet e shkatërrimit ekonomik, nuk mund të shkojmë për një arsye shumë të thjeshtë sepse ne kemi bërë një sprovë shumë të madhe në 5 qershor”, tha ai.

LEXO EDHE:  Tronditëse: Stewart e rrahur me shenja në trup

LEXO EDHE:  Këto shenja horoskopi do ta fillojnë mbarë pranverën

Ai nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes të Euroneës Albania për mundësitë e krijimit një grupi parlamentar, por theksoi se nuk ka kohë për të humbur me asnjë burokraci parlamentare.

Misioni i vetëm i parlamentit të Shqipërisë është që të nxjerrë në foltoren e parlamentit të vërteta të mëdha që janë fshehur”, u shpreh Vasili, teksa shtoi se do të përdorin të gjithë format për të bërë opozitë, përfshirë edhe protestat./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qeveria e re, një pellg në stanjacion”/ Islami tregon frikën e madhe, “shuplaka” për Ramën

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami, nuk sheh ndonjë ndryshim në qeverinë e re, të mandatit të tretë socialist, të prezantuar nga Edi Rama disa ditë më parë.

“Unë e shikoj situatën si të një pellgu në stanjacion, të qelbur që ka prej vitit 2013 që është ndotur dhe vijon të ndotet me grabitje, korrupsion, PPP dhe grabitja e votave dhe kjo e ka bërë situatën të pakorrigjueshme”, tha Islami, i ftuar në Ditarin e A2 CNN.

Është një pellg që rrinë bashkë. Këtë radhë ka dhe 2-3 elemente që vijnë nga zhvillimet globale. Të gjithë bashkë kanë një të përbashkët, klientelizmin. Ka një mungesë të qartë të veprimit, janë mediokër”.

Islami i ka dhënë edhe një “shuplakë” të fortë kryeministrit Edi Rama, ndërsa heq një paralele mes qeverisjes shqiptare dhe asaj të Afganistanit.



LEXO EDHE:  Tronditëse: Stewart e rrahur me shenja në trup

LEXO EDHE:  Britaniku John Newman me kancer

Sipas ish-ministrit të Jashtëm, pavarësisht se disa kanë ikur dhe disa janë spostuar, të gjithë i bashkon frika.

“Frika e asaj që ndodhi në Afganistan. Në Afganistan, një sistem i korruptuar dhe i kalbur, i mbështetur dhe nga jashtë, përfundoi me largimin e presidenti Ghani që kishte grumbulluar lekët dhe donte të largohej jashtë dhe me një ushtri që nuk rezistoi.

Dhe pikërisht këta kanë këtë frikë. Ata kanë frikë se ajo që ndodhi në Afganistan mund të ndodhë dhe në Shqipëri. Nëse në Afganistan u deshën disa ditë, regjimi këtu mund të bjerë për disa orë. Këta kanë kohë që kanë frikë, por nuk kishin një shembull dhe ajo që ndodhi në Afganistan bëri që të shtohet frika”.- tha Islami./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Zvicra ngre alarmin/ Në vendet e Ballkanit, falsifikohen testet e PCR

Publikuar

-

Nga

Mediat zvicerane kanë dhënë alarmin, në lidhje me testet PCR, në Ballkanin Perëndimor.

Mediat zvicerane shkruajnë se rritja e rasteve me Covid-19 ka ardhur edhe për shkak të falsifikimit të testeve PCR nga ana e shtetasve të ardhur nga Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë.

Blick, shkruan se në Serbi, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut janë arrestuar mbi 100 persona lidhur me falsifikimin e testeve e në një rast janë konfiskuar edhe kompjuterë.

LEXO EDHE:  Këto shenja horoskopi do ta fillojnë mbarë pranverën

LEXO EDHE:  Mungesa e vëmendjes tek fëmijët/ Shenjat e diagnozës së fshehur për të cilën nuk flet askush



Sipas gazetës zvicerane, në Kosovë janë identifikuar laboratorë që kryenin testet e rreme, çmimi i të cilave ka arritur deri në 700 euro.

Gazeta publikon edhe intervista, pa zbuluar identitetin e personave, të cilët thonë se në Kosovë janë lëshuar teste të falsifikuar dhe se kanë paguar para për të marrë testin negative.

LEXO TE PLOTE