Connect with Us

Reforma në drejtësi ka marrë fund/ Vendi po rrëshket në diktaturë

Aktualitet

Reforma në drejtësi ka marrë fund/ Vendi po rrëshket në diktaturë

Publikuar

-

Gjatë qëndrimit në Londër, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bashkëbisedoi me komunitetin shqiptar të Londrës. Aktualiteti në Shqipëri ishte në vëmendjen kryesore dhe pyetjet e tyre ishin për çështjen e kryeprokurorit, krimit të organizuar, fuqizimit të Partisë Demokratike.

Lidhur me çështjen e kryeprokurorit, Lulzim Basha e krahasoi vendimin e Edi Ramës për ta marrë nën kontroll drejtësinë me pushtetin absolut të mbretit, duke qenë vetë kryeministër, vetë gjyqtar, vetë xhelat.

Basha tha se shqiptarët e kanë vuajtur këtë nën diktaturë dhe se opozita nuk do të pranojë kurrë që Edi Rama ta kthejë Shqipërinë në të njëjtën gjendje, ku një njeri i vetëm kontrollon me dorë të hekurt Parlamentin, Qeverinë dhe Drejtësinë.

 “Ky është fundi i reformës në drejtësi dhe ky është hapi vendimtar i rrëshkitjes së vendit në diktaturë.  Nëse në datë 18 dhjetor Edi Rama zgjedh me votat e tij kryeprokurorin, ky është fundi i shtetit ligjor, fundi i demokracisë dhe opozitës i lind detyra të japë përgjigjen e merituar”- tha Basha.

Kreu i opozitës tha se e vetmja rrugë për një drejtësi të reformuar kalon përmes zbatimit të Kushtetutës siç u miratua në 22 Korrik 2016.

I pyetur për situatën e kriminalitetit, lidhjet e qeverisë me krimin dhe alternativën e Partisë Demokratike, Basha tha se duke mbrojtur dhe promovuar kriminelët, Edi Rama e ka futur Shqipërinë në listën e zezë.

Lulzim Basha tha se Partia Demokratike e ka treguar me prova, si në rastin e heqjes së vizave, se ka vullnet për ta luftuar krimin.

Krimin do ta shtypim dhe Shqipërinë do ta bëjmë anëtare të Bashkimit Europian dhe shqiptarët nuk do të shkojnë më si refugjatë, por do të shkojnë të punojnë siç punojnë polakët, bullgarët, rumunët, me kokën lart me pasaportë shqiptare dhe të kenë të njëjtat të drejta si çdo qytetar europian. Ky është qëllimi im. Ky është objektivi qe i kam vënë vetes.” –tha Kryetari Basha.

Me demokratët e Londrës kreu i opozitës diskutoi për demokratizimin e mëtejshëm të PD-së, në mënyrë që të tërheqë pranë vetes intelektualët dhe këdo që beson tek vlerat.

LEXO EDHE:  Lufta ndaj krimit/ Basha sulmon partnerët ndërkombëtar

“Një prej këtyre vlerave është demokracia-tha Basha. Në Degën e PD-së Londër zbatohet parimi një anëtar një votë. Këtë formë duhet ta kemi në të gjithë PD-në”.

Basha përfshiu këtu edhe zgjedhjen e deputetëve demokratë. “Pavarësisht rrethanave të zgjedhjeve të këtij viti, e kam thënë që deputetët e ardhshëm të Partisë Demokratike do të vijnë sipas parimit një anëtar një votë”- Basha.

Kreu i opozitës u shpreh se “do të bëjë përpjekje që ky parim të bëhet realitet që në zgjedhjet bashkiake, për ta testuar në 2-3 qytete të mëdha dhe për ta shtrirë pastaj në të gjithë vendin”.

Lulzim Basha tha se Partia Demorkatike është e vetmja forcë që mund të sjellë një ndryshim pozitiv për vendin dhe qytetarët, prandaj edhe beteja kryesore e saj është ajo për zgjedhje të lira e të ndershme.

Gjatë qendrimit në Londër, kryetari Basha u takua me parlamentarë dhe zyrtarë të lartë te Qeverisë Britanike dhe Foreign Office.

Lulzim Basha ndodhet ne Londër me ftesë të Partisë Konservatore Britanike të Kryeministres Theresa May. Ai mori pjesë ne konferencën mbi “Sfidat në Ballkanin Perëndimor”.

Konferenca e ardhshme e rrjetit të partive të qendrës së djathtë të Ballkanit Perëndimor dhe konservatorëve britanikë do të mbahet në Tiranë në Mars 2018./ CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Termet i forte ne Korçë

Publikuar

-

Nga

Shkundet Maqedonia nga dy tërmete/ Lëkundjet ndjehen edhe në Tiranë

Nje termet i forte ka goditur sot ne mbremje Korcen. Epiqendra e tij ka qene ne Kostur te Greqise

Nuk raportohet per deme ne njerez. Forca goditese e termetit ka qene 4.7 balle e shkalles rihter. / cna.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Tërmet i fortë në Greqi/ Shkundet edhe Korça

Publikuar

-

Nga

Tjetër tërmet shkund Greqinë/ Lëkundjen ndjehen në Korçë dhe Tiranë

Një tërmet i fortë ka shkundur mesnatën e sotme Greqinë.
Mesohet se tërmeti kam pasur epiqendër Kosturin ndërsa lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në Korçë dhe zonat përreth.
Magnituda e tërmetit ka qenë 5.2 ballë.

Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar dhe dëme materiale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ankimimi për zgjedhjet/ Paloka: Skam besim te institucionet

Publikuar

-

Nga

Ankimimi për zgjedhjet/ Paloka: Skam besim te institucionet

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, është mosbesues ndaj institucioneve që do të shqyrtojnë dosjet e ankimimit që demokratët bënë për zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, Paloka tha: “Unë nuk kam asnjë besim të jem i sinqertë. U vunë në provë, pati disa procese edhe gjatë fushatës, edhe gjate zgjedhjeve u vu në provë edhe Kas-i edhe Kolegji Zgjedhor. Edhe pse ne kemi vendosur ti shkojmë deri ne fund këtij procesi, unë personalisht nuk kam asnjë besim që këta do të marrin vendime kundër Edi Ramës. Në PD, pavarësisht kanë apo nuk kanë besim, ne kemi vendosur ti shkojmë deri në fund të gjitha hapave“.

Numri dy i Partisë Demokratike ndau mungesë besimi edhe ndaj institucioneve të drejtësisë, përfshirë dhe SPAK.

“Ne paditë tona i kemi bërë që gati një muaj para zgjedhjeve. Të paktën disa prej padive dhe nuk kemi dijeni dhe jam i bindur që s’ ka pasur asnjë reagim qoftë nga SPAK, qoftë nga Prokuroria. Dosjet e famshme 339 dhe 184, në atë kohë ne bëmë të njëjtat denoncime. Prokuroria u fut në veprim. Këtë herë as SPAK dhe as Prokuroria nuk kanë vepruar, pra u bënë në një farë mënyre pjesë e këtij manipulimi gjigand“, u shpreh ai.

Për nënkryetarin e PD-së, ftesa e kryeministrit Rama për bashkëpunim me PD, i faturohet frikës që ky i fundit ka nga manipulimi i zgjedhjeve të 25 prillit.

LEXO EDHE:  A po shkohet drejt një përplasje të madhe?

LEXO EDHE:  “Boll më!”/ Basha tregon çfarë po ndodh me investimet për kujdesin shëndetësor

“Vetëm në këto momente ai po rri urtë, po rri i qetë, sepse e di që ka vjedhur dhe ka manipuluar më shumë se sa duhet. Vetëm një gjë e mban Ramën, frika. Harroja ndershmërinë, këto deklaratat që bën tani vetëm frika mund ta mbajë atë njeri urtë. Ai në këto momente ka frikë mos gjithë ky manipulim që ka bërë…kur e di që shumica e njerëzve të urrejnë nuk mund të reagosh njësoj. Por të jeni të bindur që arroganca vetëm do të rritet”, deklaroi ai.

Sipas Palokës, edhe nisma për shkarkimin e Presidentit Meta është pjesë e lojës për të hequr vëmendjen nga manipulimi i zgjedhjeve.

“E gjithë kjo është një lojë që bëhët pjesë e gjithë kësaj loje për të hequr vëmendjen nga manipulimi i zgjedhjeve dhe sigurisht tentativë e Ramës për të marrë dhe institucionin e fundit që ka mbetur pa marrë në dorë. Është akt antikushtetues dhe tipik për Ramën. Kur thashë arroganca e Ramës do rritet kjo është një nga provat“, tha Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE