LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Një planet i ngjashëm me tokën", NASA jep lajmin e jashtëzakonshëm

15 Dhjetor 2017, 12:50, Aktualitet CNA

Për herë të parë në historinë e saj NASA ka bërë publik një lajm të rëndësishëm që vërteton ekzistencën e sistemeve të tjera planetare në hapësirë.
Teleskopi i NASA-s ka zbuluar 8 planete të reja të lidhur me një sistem të largët diellor të quajtur Kepler-90.

Zbulimi i madh plotësohet me një planet që është i ngjashëm me tokën, i cili quhet Kepler-90 i.

Ky sistem diellor gjendet 2500 vite dritë larg nga Toka, dhe ndër planetet e tjera Kepler-90 i është më i vogli.

Zëdhënësi i NASA-s tha:

Për herë të parë teleskopi Kepler ka arritur të gjejë një numër kaq të madh planetesh. Për më tepër zbulimi i planetit të ngjashëm me Tokën është shumë i rëndësishëm. Sipërfaqja e tij mund të jetë shkëmbore dhe nuk dihet nëse ka jetë, pasi nuk është zbuluar ende nëse ka ose jo një atmosferë të trashë.”
Zbulimi i këtij sistemi diellor u bë me ndihmën e rrjetit të avancuar të Google i cili me të dhënat e tij ndihmon NASA-n për zbulime të reja.

Agjencia hapësinore konfirmoi se duke përdorur sistemin AI të Google, NASA do të gjejë planete të tjera që mund të kenë jetë.

Probabiliteti për të gabuar me këtë mënyrë të re të zbulimit është 1 në 10 000./CityNews

Lajmet e fundit nga