LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi/ Ja si OSHEE po vjedh bizneset

15 Dhjetor 2017, 16:06, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij nga qytetarë të ndryshëm.

Me në të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar një denoncim të një biznesi, ku thuhet se OSHEE, po vjedh me anë të matësave të energjisë elektrike.

Ky është denoncimi i plotë:

?Zoti Berisha, në rradhë të parë të uroj shëndet, pastaj dua të të vëj në dijeni për masakrimin që po i bëhet bizneseve në qarkun e Vlorës nga Ministria e Energjetikës, më saktë nga drejtoria OSHE. Unë jam një qytetar që kam një biznes të vogël në qytetin e Vlorës, jam taksa pagues i rregullt dhe me kontratë elektrike që nga 2010. Kam dy ditë pa punë sepse punonjës të OSHE kanë ardhur në mbasdite, pa qenë unë present, dhe kanë ndërruar matësit e energjisë me matësa elektrikë, njëkohësisht ndërrojnë edhe automatik, duke e vënë më të vogël nga ai që ka qenë ekzeistues, gjë që krijon problem sepse në momentin që paisjet vien në funksion, automati bie. Por, problemi nuk qëndron këtu! Problemi është se këta hajduta e bëjnë qëllimisht këtë procedurë dhe i detyrojnë bizneset të bëjnë kërkesë për shtim të amperaxhit kundrejt një pagese diku deri tek 500 mijë lekë të vjetra. Cfarë është ky shtim energjie kur unë dhe shumë qytetarë të tjerë paguajmë aq sa harxhojmë energji? Ka ditë që po bëhet një gjë e tillë te shumë biznese dhe po con në debat pronarët me punonjës që vijnë dhe bëjnë ndryshimet. Po na detyrojmë që t?I zgjidhim gjërat në mënyra personale dhe duke shkuar aty ku s?duhet me punonjësit që vijnë. Kjo është një gjobënie që i bëhet bizneseve për të mbushur arkën e drogës.?

Lajmet e fundit nga