LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi i Vasilit: Ruçi dhe Manastirliu përjashtojnë deputetët e opozitës...

15 Dhjetor 2017, 18:03, Aktualitet CNA

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka sulmuar ashpër kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi, dhe ministren Manastirliu, kjo për shkak se sipas Vasilit, këta dy titullar kanë vënë Kuvendin në shërbim të tyre duke “përjashtuar” deputetët e opozitës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vasili shprehet se, “Per administraten e z. Gramoz Ruçi dhe per ministren Manastirliu ka vetem deputete socialiste. Parlamenti per keta ka vetem 74 deputete.”

“Skandal i padegjuar, administrata e Kuvendit te Shqiperise, tanime e revolucionarizuar, eshte ne sherbim te plote vetem te grupit te deputeteve socialiste dhe eshte thjesht nje zgjatim i tij.

Ndersa ministrja Manastirliu nuk e di qe Parlamenti ka 140 deputete dhe institucionet nuk jane prone e Kryeministrit dhe e socialisteve, por e popullit shqiptar.”, – shkruan Vasili.

Më tej ai shprehet se Manastirliu ka njoftuar për një vizitë në jetimore dhe azile vetëm deputetët e socialistë, por nuk njofton as deputetët e tjerë, as edhe nënkryetarin e Parlamentit për opozitën, Edi Paloka.

“Ne menyre te turpshme Manastirliu njofton per te vizituar se bashku me të jetimoret, azilet etj. vetem deputetet socialiste, Gramoz Ruçin dhe Vasilika Hysin, por nuk njofton dot as nenkryetarin tjeter te Kuvendit, z. Edi Paloka dhe as deputetet e tjere te Kuvendit, sepse ata jane armiq.

Dashurine e pakufijshme per kryeministrin dhe partine ka plot forma per ta treguar, kjo qe bejne eshte vetem shemti politike dhe morale.”, – shkruan Vasili.

Më tej ai shprehet se, “Ky eshte drejtimi i ri i Kuvendit te shqiperise, pra thjesht nje zgjatim, rudiment i kryeministrise.
Sa turp per shkollepakun, qe i uli deri ne kete nivel dhe qe gjoja kerkon dialog me opoziten.
Lexojeni emailin vete dhe po ju kursej komentet e metejshme.” /CityNews

Lajmet e fundit nga