LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

10 mijë dollarë nga bastet sportive/ Profesor Kabo ironizon prokurorin

15 Dhjetor 2017, 16:02, Aktualitet CNA

Profesori Përparim Kabo, ka reaguar në lidhje me deklaratën e pasurisë së njërit prej kandidatëve për Kryeprokuror, Artur Selmani, i cili shprehej se kishte bërë 10 mijë dollarë nga bastet sportive.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Profesor Kaba shprehet se kur një person kandidat për Kryeprokuror, thotë më besoni këtë post se pasurinë e kam bërë me lojëra fati, do të thotë se edhe fatin tonë ta luajmë në kazino.

?Kur një person thotë më bëni Krye- prokuror-Krye se pasurinë e kam bërë me lojëra fati?kjo do të thotë ndryshe që fatin tonë si njerëz dhe si atdhe ta luajmë në kazino?.eh more shpirt i tregëtuar deri ku ke mbritur?.Dikur në kohën e Mbretërisë edhe në punë nuk të mernin nëse kishe vese të tilla pa le të të jepnin kredi në bankë apo të të bënin Krye-prokuror-Krye?.modernitet banal ky i sotmi??, – shkruan profesor Kabo. /CityNews

Lajmet e fundit nga