Connect with Us

Video-Berisha kërkoi shkarkimin e Bashës nga baza/ Ja dy faktet që tregojnë braktisjen e Lulit

Aktualitet

Video-Berisha kërkoi shkarkimin e Bashës nga baza/ Ja dy faktet që tregojnë braktisjen e Lulit

Publikuar

-

Lideri historik dhe ish-kreu i PD, Sali Berisha në një intervistë për ABC News, është shprehur se nëse baza e partisë do të kërkonte shkarkimin e Lulzim Bashës, ai do të mbështeste kërkesën e tyre. “Nëse baza kërkon largimin e Bashës, unë jam gjithmonë me bazën”- është shprehur Sali Berisha.

Por ka dy prova të pakontestueshme, të cilat vërtetojnë se në fakt baza e ka hequr Lulzim Bashën, në dy mënyra.

Së pari, janë dy peticione që kanë disa qindra firma ku përfshihen anëtarë të kryesisë së Partisë Demokratike, anëtarë të Këshillit Kombëtar, drejtues departamentesh, ish-deputetë, personalitete me reputacion dhe themelues të PD, të cilët në një mënyrë janë përfaqësues të shumicës së bazës së kësaj partie.

Së dyti, baza e Partisë Demokratike e ka shkarkuar Lulzim Bashën dhe e ka larguar atë dhe për këtë mjafton të lexojmë rezultatin e zgjedhjeve për kreun e partisë me 22 korrik. Në këtë garë, nga 120 mijë anëtarë të pretenduar, nga të cilët sipas Lulit votuan 60 mijë, në fakt pjesëmarrja në votim është rreth 4 herë më e ulët, pra në të gjithë Shqipërinë kanë votuar jo më shumë se 15 mijë demokratë dhe ky është një fakt tjetër i pakontestueshëm.

LEXO EDHE:  Sfidon Bashën për drejtimin e PD/ Harxhi: Hyj në garë jo si grua, por me besim tek meritokracia

Lulzim Basha e di mjaft mirë se demokratët e kanë braktisur dhe Sali Berisha ka të dyja provat të cilat tregojnë se baza kërkon largimin e Bashës.

Në rast se Berisha pret që të ketë protesta në selitë e Partisë Demokratike në degë, kjo mund të ndodhë që nesër por kjo do të ishte turp dhe fundi i partisë, e cila lindi në vitin ’90, si e para parti opozitare në Shqipëri.

Basha është i braktisur dhe po përpëlitet i vetmuar duke u lidhur pas karriges së kryetarit, i gjithë ky teatër politik, pasojat i ka dhënë te PD, e cila megjithëse ka një përballje në qeveri të bëmave dhe gjëmave nuk po mund të ringrihet për shkak të Lulit të vocërr në krye të saj./ CityNews

http://www.citynews.al/2017/12/zgjedhja-e-bashes-berisha-videoja-e-korces-tregoi-manipulimin/1

http://www.citynews.al/2017/11/braktisja-e-bashes-nga-demokratet-tre-fakte-nga-analiza-e-pd-se/1

http://www.citynews.al/2017/09/video-skandali-2-manipulimi-i-votave-per-rizgjedhjen-e-bashes-kryetar-te-pd-se/1

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Nuk respektuan orën policore/ Gjobiten 3 pronarë lokalesh në Durrës dhe 2 administartorë në Himarë

Publikuar

-

Nga

Tentoi të kalonte kufirin me dokumente false/ Policia kap në flagrancë shtetasen

Tre pronarë lokalesh në Durrës dhe dy administratorë në Himarë janë gjobitur pasi kanë shkëlur orën policore duke lejuar të vijojë aktiviteti pas mbylljes.

Masa administrative e marrë ndaj tyre është 1 milion lekë.

Në Durrës janë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, A. G., 30 vjeç, pronar i një subjekti në lagjen nr.1, Durrës, pasi u konstatua duke vijuar organizmin e aktivitetit me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

LEXO EDHE:  Sfidon Bashën për drejtimin e PD/ Harxhi: Hyj në garë jo si grua, por me besim tek meritokracia

LEXO EDHE:  Komentet e Rulit për Berishën/ Gjekmarkaj: Ai është një lojtar ballkanik

Në vijim të kontrolleve, janë konstatuar edhe 2 subjekte të tjera në lagjen nr.1, Durrës, me pronarë shtetasit A. Xh. dhe E. P., të cilët u ndëshkuan me masë administrative 1.000.000 lekë, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet jashtë orarit të përcaktuar për mbyllje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

U mbyt në lumin Buna/ Gjendet trupi i pajetë i 13-vjeçares

Publikuar

-

Nga

Sot është gjetur trupi i pajetë i 13-vjeçares e cila u mbyt katër ditë më parë në lumin Buna.

Trupi i saj u gjet në afërsi të Kishës së Shirqit në zonën e njësisë administrative të Dajçit.

Pas disa ditësh intensive kërkimore, është bërë e mundur gjetja e trupit të 13-vjeçares.

Kujtojmë se 13-vjeçarja u mbyt teksa lahej me familjarët e saj në ujërat e lumit Buna./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ju tregoj nga se vuan Ilir Meta/ Stundeti i Mjekësisë shpjegon diagnozën

Publikuar

-

Nga

Nga Matteo Neçori, student i Fakultetit të Mjekësisë.

Shfaqjet publike të Presidentit Iliri Meta, aliaj Metaj, prej shumë kohësh karakterizohen nga shpërthime të çuditshme e jo të pa vëna re jo vetëm nga specialistët, por edhe nga qytetarët e shumtë, shoqëruar me shprehjet: “nuk është në rregull”, “ka ikur nga trutë”, “ka rrjedhur” e plot të tilla.

Janë çrregullime që në mjekësi njihen me emrin bipolaritet.

Jo vetëm një specialist i fushës, por çdo mjek me sado pak njohuri në profesionin e vet, madje edhe Petrit Vasili që nuk ka punuar ndonjë ditë mjek gjithë jetën e vet e nuk di as të përdorë stetoskopin e as aparatin e matjes së tensionit, nese i analizon shfaqjet në publik të Ilir Metës, nuk do ta ketë të vështirë të arrijë në konkluzionin se jemi para simptomave të theksuara të bipolaritetit në shkallë të rëndë.

Por çfarë është bipolariteti që ta kuptojnë edhe lexuesit?

Bipolariteti është njëra nga shfaqjet e çrregullimeve të personalitetit apo thënë ndryshe çrregullimeve mendore.

Le të bëjmë një sqarim, sepse nuk është e thënë aspak, që të kesh një çrregullim personaliteti apo mendor, domethënë se je i çmendur.

Shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm për çrregullimin që kanë, dhe mendojnë se asgjë nuk shkon keq me përceptimin e tyre për botën që i rrethon.

Por duke marrë parasysh presionin psikologjik të jetës social-ekonomike me të cilin njerëzit ndeshen përditë edhe në vendin tonë, atëherë dhe numri i këtyre çrregullimeve vjen gjithmonë e duke u përhapur.

Çrregullimi i bipolaritetit, është një çrregullim i personaliteti i cili shfaqet në luhatjet ekstreme të humorit.

Jeta e një personi bipolar, alternon midis humorit të lartë të lumturisë, dhe rënies në depresion të thellë.

Periudha midis këtyre dy ekstremeve, është dhe periudha e gjendjes normale emocionale, por që për një bipolar, nuk zgjat edhe aq shumë.

Ky çrregullim ka dy kritere baze, që janë Mania dhe Depresioni.

Mania

Për të shpjeguar fazën e manisë, po citoj fjalët që përdor për ta përshkruar atë, një individ i cili është diagnostikuar me çrregullimin e bipolaritetit.

“Ndihesha sikur mund të bëja gjithçka që mendoja. Sikur aftësitë e mia janë përtej normales dhe unë mund të arrij çdo gjë që dua, unë jam shumë i fortë dhe i sigurt në vetvete se mund t’ja dalë mbanë dhe asgjë nuk mund të më mposhtë.

Më pas, krejt papritur ndjej sikur po mbytem në depresion. Nuk më zë gjumi dhe ndjehem sikur jeta ime nuk ia vlen.

Nuk e kuptoj se përse po ndihem kështu kur deri dje isha shumë mirë, por tani nuk dua më të bëj asgjë”.

Mania është një ndjenjë ekstreme e mirëqenies, energjisë dhe optimizmit – ndiheni në krye të botës.

Këto ndjenja, megjithatë, mund të jenë aq intensive sa të mund të humbni kontaktin me realitetin. Ju mund të gjeni veten duke besuar gjëra të çuditshme, duke bërë gjykime të këqija dhe të silleni në mënyra të turpshme, të dëmshme dhe ndonjëherë edhe të rrezikshme.

Në një episod të manisë, mund të ndjeheni:

1- Shumë i lumtur dhe i emocionuar.

2- Mund të irritoheni me njerëz të tjerë që nuk ndajnë pikëpamjen tuaj optimiste.

3-Plot energji.

LEXO EDHE:  Arben Ristani, sekretari i dehur që nuk paguan kuotat e partisë

LEXO EDHE:  Komentet e Rulit për Berishën/ Gjekmarkaj: Ai është një lojtar ballkanik

4-Nuk ju vjen të flini gjumë.

5- Ndjehemi plot me ide të reja dhe emocionuese.

6 – Ndiheni më të rëndësishëm se zakonisht dhe nuk përfillni askënd tjetër.

7- Bërtisni pa shkak dhe vend e pavend deri edhe në ulërima pa pyetur për vendin se ku ndodheni dhe njerëzit që ju rrethojnë.

Njerëzit e tjerë gjatë këtij episodi mund t’ju vënë re se:

1- Ju jeni duke kërcyer shumë shpejt nga një ide në tjetrën, pra jeni i paqendrueshëm.

2-Bërja e planeve  grandioze dhe jorealiste.

3-Jeni shumë aktiv dhe lëvizni shumë shpejt.

4-Silleni në një mënyrë të çuditshme.

5-Duke folur shumë shpejt  mund të jetë e vështirë për njerëzit e tjerë të kuptojnë se për çfarë po flisni, nuk ju lini rradhë të tjerëve të flasin.

6-Marrja e vendimeve të çuditshme për nxitjen e momentit, ndonjëherë me pasoja shkatërrimtare.

Kur dikush po kalon një episod manie, shpesh ai nuk e kupton që po e kalon atë, por janë njerëzit që e rrethojnë që mund të vënë në dukje sjelljen e tyre të çuditshme.

Depresioni

Ndjenja e trishtimit është diçka që të gjithë e përjetojmë herë pas here. Është një reagim i natyrshëm ndaj humbjeve dhe ngjarjeve të dhimbshme. Me kalimin e kohës, këto ndjenja zhduken. Por për dikë me çrregullim bipolar, një episod depresiv mund të jetë shumë më i rëndë.

Depresioni vazhdon më gjatë dhe e bën të vështirë zgjidhjen e detyrave të përditshme dhe problemeve të jetesës. Një person që përjeton episode depresive ka të ngjarë të ketë simptoma mendore dhe fizike të listuara si më poshtë.

1- Shfaqni  ndjenja konstante të pakënaqësisë dhe të dyshimit e mosbesimit për të gjithë.

2-Keni humbje të interesit për gjërat e ndryshme.

3-Ndjeheni të paaftë për të shijuar situatat apo momentet.

4-Keni vështirësi në marrjen e vendimeve.

5-Ndjeheni tejet të lodhur.

6-Ndjeheni të shqetësuar dhe në ankth dhe pushtoheni nga paranoja e të gjithë ju duken se jua kanë me hile.

7- Ndjeheni më të  irrituar se zakonisht.

Simptomat fizike:

1-Humbja e oreksit dhe peshës.

2- Vështirësi në te fjetur.

3-Zgjimi më herët se zakonisht.

4-Kapsllëk.

5-Humbja e interesit për seks.

Një njeri me çrregullimin bipolar të personalitetit, mund t’i përjetojë në mënyrë konstante të tërë simptomat e listuara më lartë, dhe të manisë dhe ato depresive, në një hapësirë kohore mjaft të shkurtër, kjo i bën ata konfuzë, dhe aspak të qëdrueshëm.

Ndihma mjekësore siç janë medikamentet mund të ndihmojë shumë në menaxhimin e këtyre luhatjeve ekstreme të humorit, nga një skaj në tjetrin.

Marrja e ndihmës sa më shpejt të jetë e mundur është e rëndësishme për kurimin e bipolaritetit.

Tani, duke iu rikthyer e duke i parë me syrin e dikuj që e di se çfarë është bipolariteti, merrini rastet e shfaqjes publike të presidentit dhe analizojini një e nga një e do ta keni shumë të lehtë ta gjeni atë si shembullin më klasit të një bipolari.

I qeshur, i dashur, i lumtur, i vetëndjerë deri në ekstazë si zoti i botës, e krejt papritur konfuz, i papërmbajtur, i pirë, ulëritës, fytyrë shpërfytyruar, i pavëmendshëm dhe imponues ndaj bashkëbiseduesve ( kujtoni intervistat e tij ne tv etj),dhe do ta kuptoni se presidenti ynë ka nevojë për trajtim të specializuar të mjekëve specialistë të fushës./CNA.al

LEXO TE PLOTE