LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përgjimet vërtetuan vjedhjen e votave

14 Dhjetor 2017, 10:28, Aktualitet CNA

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili sërish vijon me akuzat në drejtim të kryeministrit Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, paraditen e sotme, Vasili shkruan se përgjimet kanë zbuluar vjedhjen e votave në zgjedhjet e 25 qershorit 2017.

Sipas, Vasilit ?Përgjimet e antimafias për Tahirin nxjerrin fjalët e trafikantëve, ata thonë me gojën plot “të gjitha votat i kanë vjedhur”.

Postimi i plotë:

Trafikantët “të gjitha votat u vodhën”, faqe e zezë e kryeministrit.

Kryeministri ishte krenar për zgjedhjet e 25 qershorit, ca të huaj thanë që ishte mandat bindës, sa qesharakë dhe te pacipë. Edhe të kapur deri në grykë!
Përgjimet e antimafias për Tahirin nxjerrin fjalët e trafikantëve, ata thonë me gojën plot “të gjitha votat i kanë vjedhur”.
Kjo është faqja e zezë e kryeministrit dhe të çdo të huaji, që “bindet” me zgjedhjet e vjedhura të 25 qershorit./ CityNews

Lajmet e fundit nga