LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mero Baze sulmon Top Channel

13 Dhjetor 2017, 19:39, Aktualitet CNA

Gazeta “Tema” e gazetarit Mero Baze, ka sulmuar televizionin “Top Channel” në lidhje me paralajmërimin e bërë një natë më parë se do të publikonte të reja nga çështja “Tahiri” që do të tronditnin politikën shqiptare.

Me anë të një shkrimi redaksional, “Tema”, e quan paralajmërimin e Top Channel, jo si një bombë por si një “flluskë”.

“?Bomba? e Top Channel që do të trondiste politikën shqiptare, rezulton një ?flluskë?”, shkruan Tema, ndërsa argumenton qëndrimin e tij se paralajmërimi i Top-it rezulton “alarm fals”.

Artikulli i plotë i gazetës “TemA”:

Top Channel që prej ditës së djeshme, raportonte se sot do të botonte një lajm në lidhje me hetimet mbi Saimir Tahirin, që do të trondiste politikën shqiptare.

?Top Channel ka ndjekur më kujdes zhvillimet e kësaj çështje, duke sjellë në vëmendje daljen e fundit jashtë shtetit të ish-ministrit Tahiri dhe rrëzimin e pretendimeve se udhëtimi kishte të bënte me arsye familjare.

Gjatë kësaj, si gazetarë, kemi zhvilluar hetimet tona, në një pistë që hedh më shumë dritë, të paktën për publikun e gjerë, për çështjen në fjalë. Hulumtimet tona si gazetarë na kanë çuar sërish në Itali, në Katania, andej nga ka ardhur edhe dosja e plotë e çështjes Tahiri-Habilaj.

Kujtojmë që dosja Habilaj-Tahiri, që Top Channel publikoi i pari dhe ekskluzivisht, përmban 416 faqe, kurse dosja e plotë që ka ardhur me letër-porosi nga Italia është 1800 faqe.

Pra, ajo që është bërë publike nga kjo dosje, është vetëm maja e ajsbergut e një historie që mund të tronditë ekuilibrat e politikës shqiptare. Top Channel do të publikojë sot vazhdimin e hulumtimit të vet për këtë çështje, i udhëhequr vetëm nga një shqetësim: ai i së vërtetës dhe interesit publik?, bënte me dije Top Channel një ditë më parë.

Dhe sot ka publikuar ?provat bombë?, që do të trondisnin politikën.

Por për çfarë bëhet fjalë?

Thjesht Top Channel vë në dyshim vërtetësinë e dokumentit që Saimir Tahiri paraqiti një muaj më parë, nga Prokuroria e Katanias.

Me këtë dokument, Tahiri tha se vërteton që nuk është person nën hetim nga Prokuroria e Katanias.

Top Channel ka siguruar një vërtetim të tillë nga kjo Prokurori, dhe thotë se nuk është e njëjta me atë që ka paraqitur Tahiri.

Dhe me këtë ngre pyetjen nëse Tahiri po hetohet në Itali.

Gjë që mund të pyesnin në Prokurorinë e Katanias, meqë shkuan deri atje.

Por thjesht janë mjaftuar me ?zbulimin? e madh, nëse dokumenti që kishte siguruar Tahiri, ishte i njëjti me atë që siguruan ata.

?Edhe po të ishte një dokument origjinal, nuk vërteton në mënyrë të prerë nëse ndaj Saimir Tahirit ka apo jo ndjekje penale nga Prokuroria e Katanias?, shkruan Top Channel.

Gjë që as ata nuk e vërtetojnë dot, edhe pse kanë shkuar deri në Katania dhe kanë pyetur kryetarin e Dhomës Penale të Katanias dhe Prokurorinë e Katanias.

Gjithë stuhia që ngriti Top Channel për ?bombën? që do të plaste rezulton thjesht një flluskë, pasi thjesht vë në dyshim një dokument procedurial, por nuk na thotë dot nëse ka ndonjë provë të re për Tahirin dhe nëse ky i fundit është nën hetim nga Prokuroria e Katanias.

Sepse nëse do të ishte, kjo e fundit do të kishte kërkuar me kohë të dhëna për hetimin e Tahirit, pse jo, mund të bënte kërkesë edhe për arrestimin e tij.

Plus që tani kjo nuk ka më rëndësi, pasi Saimir Tahiri është duke u hetuar zyrtarisht nga Prokuroria shqiptare.

Ajo ka marrë dosjen me prova nga Prokuroria e Katanias për Habilajt, dhe e vetmja provë që paraqesin për Tahirin, është përmendja e emrit ?Saimir? disa herë nga Habilajt.

Nëse do të kishte ndonjë provë tjetër, apo të dhëna nga Prokuroria e Katanias, ato tashmë do të ishin bërë publike me kohë nga Prokuroria shqiptare, e cila ka shpërndarë me detaje në media, çdo të dhënë që mendon se kompromenton Saimir Tahirin. /CityNews

Lajmet e fundit nga