LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Komisioni i Ligjeve/ Përfundon seanca dëgjimore me kandidatët për Kryeprokuror

13 Dhjetor 2017, 19:51, Aktualitet CNA

Përfundon seanca dëgjimore me kandidatët potencialë në Komisionin e Ligjeve, për vendin vakant të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Seanca është zhvilluar pa praninë e përfaqësuesve të PD dhe LSI.

Kandidatët kanë shpalosur platformën e tyre përballë përfaqësuesve të PS dhe kryetarit të Komisionit Ulsi Manja, njëherësh dhe deputet i PS.

Kujtojmë këtu që kandidatët janë:

Ferdinand Elezi  (Prokuror në Durrës)

Arta Marku (Prokurore në Shkodër)

Besnik Muçi (Prokuror te Krimet e Rënda)

Arqile Koça (Prokuror te Prokuroria e Përgjithshme)

Granit Shahu (Prokuroria e Tiranës)

Ermira Tafani (Prokurore në Elbasan)

Artur Selmani (Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme) /CityNews

 

Lajmet e fundit nga