Connect with Us

Fëmijët milionerët “pushtojnë” Snapchat-in, harrohet Instagram

Aktualitet

Fëmijët milionerët “pushtojnë” Snapchat-in, harrohet Instagram

Publikuar

-

Me gjasë e keni vënë re se tashmë ka një konkurrencë të “heshtur” në rrjetet sociale për fotot që secili publikon.

Deri më tani është rrjeti social Instagram që njihet për promovimin e shumë blogerëve, fotografëve dhe talente të kësaj natyre që shtojnë sa më shumë ndjekës në llogarinë e tyre dhe kështu kanë mundësi edhe ta kthejnë në biznes.

Por, një kategori tjetër është ajo e fëmijëve të pasur, të cilët mund të mos kenë asnjë cilësi përveç asaj të jetesës së luksit dhe kjo i bën të pëlqyer nga masa.

LEXO EDHE:  Altin Hazizaj: Në Shqipëri 21% e fëmijëve deri 16 vjeç dhunohen seksualisht

Megjithatë, me sa duket Instagrami nuk është më vetëm, pasi ky trend i fëmijëve të pasur ka “pushtuar” edhe SnapChat-in.

Le t’i hedhim një sy foto-galerisë së mëposhtme dhe krahasojini me ato që keni parë deri më sot në Instagram./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

“Hapet aksi kryesor”/ ARRSH njofton qytetarët: Nga 26 shtatori sërish devijime të trafikut

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Nga data 26 shtator, në Unazën e Madhe do të hapet aksi rrugor nga “Ura e Lanës” deri te “Pallati me Shigjeta”.

Lajmi bëhet i ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili ka njoftuar se nga kjo ditë do të ketë sërish devijime të qarkullimit të automjeteve.

Automjetet që do të vijnë nga autostrada Durrës-Tiranë, pas daljes nga Galeria 5, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2.

Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” për një periudhë 2-javore nuk do të kenë ndryshime në qarkullim.



Njoftimi i plotë:

Hapet për qarkullimin e mjeteve aksi kryesor nga Ura e Lanës deri te Pallati me Shigjeta

Duke filluar nga orët e para të mëngjesit të datës 26.09.2021 automjetet që do të vijnë nga autostrada Durrës-Tiranë, pas daljes nga Galeria 5, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2, duke shmangur kështu rrethin provizor tek “O-Zone” e duke vazhduar më pas pa ndërprerje drejt “Pallatit me Shigjeta”.

Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” për një periudhë 2-javore nuk do të kenë ndryshime në qarkullim, pas kësaj periudhe, do të kanalizohen në rrugën e re paralele të krahut të djathtë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Glauk Olldashi: PD do të ishte ndryshe nëse babai im do të ishte në krye të saj

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi, është shprehur se nëse babai i tij do të ishte në krye të PD, kjo parti do të ishte shumë ndryshe.

Kjo është një pyetje që ka një mijë e një përgjigje por unë do të jap vetëm një, ndryshe. PD do të ishte ndryshe nëse Sokol Olldashi do të ishte në krye të saj”, ka thënë ai.

I ftuar në emisonin “Zona Zero”, në Top News, Glauk është shprehur se shumë njerëz e kanë humbur besimin tek politika, pasi shumë politikanë e konsiderojnë politikën si profesion dhe jo një përgjegjësi.

Shumë persona e konsiderojnë politikën profesion, pra jo përgjegjësi. Pra nuk mundesh ta trajtosh si punë është përgjegjësi, të jesh politikan është përgjegjësi shumë e madhe.

LEXO EDHE:  “Çdo mbrëmje ushqehen me një gënjeshtër”/ Bardhi: Mijëra fëmijë flenë me barkun bosh

LEXO EDHE:  Foto- Gaz lotjsellës dhe tym para Kuvendit/ Nuk kursehen as fëmijët



Përsa i përket situatës në të cilën, PD ndodhet sot, Glauk shprehet se është në momentin e saj më të vështirë dhe e përçarë.

PD është në një moment shumë të vështirë, në mos më të vështirin që ka pasur ndonjëherë. Tetë vjet në opozitë, është më e përçarë se kurrë. Me demokratë nga të dyja anët që po i hidhen në fyt njëri-tjetrit. Është një moment shumë i keq për PD dhe më dhimbset. Shpresoj që zgjidhja të vijë shumë shpejt”, ka thënë Glauk Olldashi.

Sipas tij, PD mund të arrijë të ringrihet nëse forcon strukturat.

Për mua PD duhet të vijë te forcimi i strukturave., PD nuk funksion mirë se nuk i ka strukturat funskionale”, shprehet Glauk Olldashi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Pas kthimit nga SHBA-ja/ Rama zbulon lëvizjen e radhës

Publikuar

-

Nga

Pas kthimit nga vizita disa ditore në SHBA, kryeministri Edi Rama do të vizitojë ditën e hënë Kosovën.

Mësohet se bashkë me Ramën edhe një pjesë e kabinetit qeveritar do të udhëtojnë drejt Prishtinës për një vizitë një ditore.



Vizita e kryeministrit Rama vjen pas ftesës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kur ky i fundit e uroi me rastin e zgjedhjes për herë të tretë kryeministër i Shqipërisë.

LEXO EDHE:  “Ti më ndryshove jetën”/ Klea Huta publikon foton e ëmbël me djalin

LEXO EDHE:  Fëmija i parë në Itali për vitin 2021 është shqiptar

Kreu i qeverisë, teksa e falënderoi Kurtin u zotua se dy qeveritë do bashkëpunojnë ngushtësisht për të bërë punë të mira në interes të qytetarëve të të dyja shteteve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE