LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bën për spital bashkëjetuesen në sy të fëmijëve/ Arrestohet 33-vjeçari

13 Dhjetor 2017, 16:06, Aktualitet CNA

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Novoselë të Vlorës, ku një 33-vjeçar ka dhunuar bashkëjetuesen e tij në sy të fëmijëve.

Sipas raportimit të policisë, mësohet se është arrestuar shtetasi me inicialet Amarildo Qarri, 33 vjeç, i cili ka dhunuar bashkëjetuesen e tij në prani të fëmijëve, shtetasen me inicialet L.M. 27 vjeçe.

Nga dhuna e ushtruar, 27-vjeçarja ka marrë plagë në trup, ndërsa ka përfunduar në spital.

Mësohet se Amarildo Qarri ushtronte vazhdimisht dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij. /CityNews

Lajmet e fundit nga