LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prokurori i Përgjithshëm/ Rama Kryeprokuror, Lu në konflikt interesi

12 Dhjetor 2017, 20:43, Aktualitet CNA

I ftuar në televizionin AbcNews, ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se Kryeprokurori i përkohshëm nuk është gjë tjetër, veçse shndërrim i Edi Ramës, në Kryeprokuror.

Ai u ndal tek deklaratat e ambasadorit të SHBA-ve, Donald Lu, dhe qëndrimi i tij ndaj çështjes së Kryeprokurorit, ku tha se, ?Llalla e ka akuzuar LU-në për korrupsion. LU-ja duhet t?i përgjigjej për këto akuza. E ka akuzuar se më ka ardhur në zyrë dhe më ka kërkuar të ndërpresë hetimet për X çështje. Unë kam prit që zoti Lu t?i përgjigjet. Gjëja më e rëndë që ka ndodhur në 27 vite janë akuzat e kryeprokurorit për një ambasador. Derisa ambasadori nuk ka reaguar do të thotë që ka diçka?.

Më tej ai u shpreh se është e papranueshme që Lu të japë emra për postin e Kryeprokurorit, pasi ai është në konflikt interesi. /CityNews

Lajmet e fundit nga