LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Patozi tregon të fshehtat e përplasjeve me Bashën/ Ata që ishin kundër marrëveshjes, sot janë deputetë

12 Dhjetor 2017, 17:37, Aktualitet CNA

I ftuar në emisionin “45 minuta” të gazetarit Denis Minga, Astrit Patozi, është shprehur se ai kishte qenë mbështetës dhe nxitës i marrëveshjes Rama-Basha.

“Koncepti im për marrëveshjet është komplet i ndryshëm, unë kam qenë nxitës i marrëveshjes mes Ramës dhe Bashës. Nuk është problemi tek marrëveshja, por tek marrëveshja e gabuar”, tha Patozi, ndërsa shtoi se këto marrëveshje, minimalisht duhet të ishin proporcionale.

“Nuk jam për politikë radikale. Kam qenë nxitës për marrëveshjen. Problemi nuk është pse bëri marrëveshje, por sepse ka bërë marrëveshjen e gabuar. Duhet të bësh një marrëveshje që minimalisht duhet të jetë propocionale për të dyja palët. Jo ai të marrë pjesën e luanit dhe ti pjesën e lepurushit. I kërkova Bashës të bënte marrëveshje, por jam jashtë grupit. Ata që e kundërshtonin janë në grup, janë deputetë.”, – tha ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi. /CityNews

Lajmet e fundit nga