Connect with Us

Nga Altin GOXHAJ/ Edhe një maskarallëk tjetër i këlyshit të Soros, Lul Basha

Aktualitet

Nga Altin GOXHAJ/ Edhe një maskarallëk tjetër i këlyshit të Soros, Lul Basha

Publikuar

-

Është e gjitha një teatër i mirëmenduar dhe i planifikuar prej kohësh deri në detaj! KryeProkurori do zgjidhet nga PS sps nuk është mandatu KLP!
KLP që duhet të zgjidhte KryeProkurorin e Përgjithshëm nuk është konstituar sepse mungon anëtari i shoqërisë civile!
Në fakt të gjithë e fshehin, në radhë të parë Luli dhe Avokatja e tij e Popullit, dhe të gjithë networku Soros se proçesin e zgjedhjes së përfaqësuesit të shoqërisë civile për KLP e drejton dhe përcakton me vota Fondacioni Soros dhe Komisioni i Shoqërisë Civile drejtohet edhe zyrtarisht nga Andi Dobrushi! Soros i ka me buton dhjetra kandidat që plotësojnë kriteret e Soros por asnjë nuk paraqitet! Kur paraqitet një kandidat AntiSoros megjithese i plotëso 100% edhe kriteret “de jure” të Soros ai përjashtohet në mënyrë arbitrare vetëm sepse është shtetas shiptaroamerikan i angazhuar në SHBA në fushatën pro Trumpit që në 2016 dhe për më tepër i deklaruar AntiSoros!
Arsyeja pse që prej Shkurtit 2017 është bllokuar mandatimi i KLP nga Soros është që KryeProkurorin ta zgjedhë PS! Në mos të justifikohet një Marëveshje e re sorosiane Edi-Luli!
Dhe çfarë bën Luli? I ka dhënë urdhër të gjithë ushtrisë së vet të deputetëve, “anal-istëve” dhe të këshilltarëve të vet të mos përmendin shkakun Soros, Dobrushin apo çdo të dhënë tjetër që e lidh të vërtetën me Oktapodin Soros sps kjo do të hidhte në erë lojën që KryeProkuorin ta zgjedhë PS!
Çensurë e plotë nga ndëkombëtarët, TVtë dhe shoqëria civile! Vetëm Levizja AntiSorosFax WebGazeta TelegrafGazeta StandardSYRI.netCityNews.alHashtag.alShuplakaPublik Live kanë thënë të vërtetën! Të tjerët kanë gënjyer se për këtë paguhen!

LEXO EDHE:  Bozdo: Investimet për Tiranën janë bllokuar nga Rama

O Luldhimsa të mbetur, të paktën pranojeni që jeni pjesë e maskarallikut përkatës! Ju dh… “opozitarizmin” me të cilat fshi qyrret Edi, burri i Lulit!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Publikuar

-

Nga

“Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Deputeti Kujtim Gjuzi ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emision “360 gradë” në Ora news, ku ka sqarur dhe përjashtimin e tij nga Kuvendi me 26 qershor, pas debateve me Ramën dhe deputetët e tjerë.

Gjuzi tha se e dënuan pasi i tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë.

“Rama ka 78 vota. Nëse vjedh, intimidon dhe blen 6 vota të tjera, kjo është përgjegjësi e Ramës që do ta çojë aty ku nuk i shkon mendja.

LEXO EDHE:  Plas në PS/ Fatmir Xhafaj kundër Ramës

LEXO EDHE:  Basha përshëndet deklaratën e KiE/ Ritheksoi se në 30 qershor nuk pati zgjedhje

I kam thënë Ruçit që nuk të takon të rrish aty dhe më ka dënuar. Më kërkoi 10 ditë dënim, por i shkoi një diplomate dhe 4 ditë la.

Më tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë. Prandaj më dënuan.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bushati për rrugën me pagesë Milot-Fier/ “Kujt i duket shtrenjtë, t’i bjerë nga rruga tjetër”

Publikuar

-

Nga

Bushati për rrugën me pagesë Milot-Fier/ "Kujt i duket shtrenjtë, t'i bjerë nga rruga tjetër"

Deputeti socialist, Ervin Bushati, thotë se kujtdo që tarifa e 7.5 euro e rrugës Milot-Fier i duket e shtrenjtë, atëherë të përdorë rrugën aktuale. Këtë deklaratë Bushati e bëri në studion e “Ora News”.

“Ne kemi disa lloj mundësish si mund ti ndërtojmë këto rrugë, njëra është të rrisim borxhin dhe limitet i kemi të kufizuara aq më tepër që tani duhet të marrim borxh për të ringritur ekonominë, ose të rrisim taksat që ne nuk duam ta bëjmë, ose të bëjmë që ai që e përdor më shumë ta paguajë. Patjetër që do të ketë rrugë alternative. Ata që duan të arrijnë më shpejt do të mund të kenë një vlerë të shtuar. Nëse mendojnë se është e shtrenjtë rruga, mund të përdorin rrugën që është sot”, tha Bushati.

Projekti është kundërshtuar nga opozita, e cila akuzon se vlera e investimit është 11 herë më e lartë nga realja.  Në shtator të këtij viti Ministria e Infrastrukturës do të hapë ofertat që kompanitë do të paraqesin për ndërtimin e autostradës Milot-Fier.

LEXO EDHE:  “Nuk merrem me futje nusesh në punë”/ Rama përballet me ankesat e banorëve në Laç

LEXO EDHE:  “Nuk merrem me futje nusesh në punë”/ Rama përballet me ankesat e banorëve në Laç

Ky aks propozohet të jepet me një koncesion prej 35 vitesh. Në të dhënat e qeverisë parashikohet dhe fluksi i automjeteve që do të qarkullojnë, por nëse kjo nuk arrihet fituesi do të ketë garancinë e shtetit për të mbuluar humbjet në gjysmën e parë të kontratës.

Më konkretisht në materialin zyrtar parashikohet një fond prëj 121 milionë euro që do të jepet për koncesionarin për 17 vitet e para duke nisur prej vitit 2024 deri në vitin 2040.  Të  ardhurat bazë në këtë periudhë janë parashikuar të jenë  1.7 miliardë euro. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Publikuar

-

Nga

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ka bërë thirrje kamarierëve të mos mbajnë doreza.

Sipas Bratajt, mbajtja e dorezave është burim hepatitesh pasi ato nuk ndryshohen sa herë i shërbehet klientëve të ndryshëm.

“Kamarierët mos përdorin dorezat sepse nuk i ndërrojnë sa herë i shërbejnë klientëve. Nuk kanë qenë asnjëherë të detyruara, kanë qenë të rekomanduara. Dorezat janë burim hepatitsh për vetë njerëzit, sepse t’i mbash 8 ore krijojnë problem”, tha Brataj më “Opinion”./CNA.al

LEXO TE PLOTE