Connect with Us

Laboratorët, 3-fishohen analizat falas në spitalet publike

Aktualitet

Laboratorët, 3-fishohen analizat falas në spitalet publike

Publikuar

-

Në një takim të gjerë me drejtuesit e shërbimeve mjekësore, drejtues të institucioneve shëndetësore, përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë si dhe me prezencën e deputetëve të Komisionit të Shëndetësisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale prezantoi strategjinë e Shëndetësisë 2020 në ditën Botërore të Mbulimit Shëndetësor Universal.

“Kemi hapur dritare të reja në shëndetësi, po zhvillojmë partneritete, po rrisim numrin e paketave mjekësore, duke rritur dhe financimin publik. Qëllimi ynë i pandryshueshëm është që: Asnjë qytetar të mos bjerë në varfëri, për shkak të shpenzimeve për kujdesin shëndetësor”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu në fjalën e saj.

Duke renditur arritjet e deritanishme, Minmistrja Manastirliu theksoi se, sot 600,000 qytetarë të pasiguruar, kryesisht nga grupet vulnerabel marrin pa asnjë pagesë shërbimet shëndetësore tek mjeku i familjes dhe barnat e rimbursueshme! Urgjenca kardiake 24/7 ishte një ëndërr 20 vjeçare e profesorëve që drejtojnë shëndetësinë shqiptare? Sot është një realitet i prekshëm në QSUT!

Të gjithë në e dime se rradhet e pritjes për vendosje diagnose per CT, MRI, provë ushtrimore, koronarografi ishin aq të gjata, saqe shqiptarët detyroheshin t’u dretoheshin spitaleve private, gjë që peshonte direkt në xhepat e tyre. Sot rradhët e pritjes janë të krahasueshme – madje dhe me të shkurtra – me vendet europiane, ndersa shërbimet shëndetësore ofrohen përmes paketave, si në sistemin publik, ashtu edhe ate privat. Çdo vit perfitojne 6800 qytetarë me sëmundje kardiovaskulare, pacientë hemodialize, apo pacientë që u nënshtrohen procedurave të transplantit. Çdo qytetar i moshës 35-70 vjeç, e ka të garantuar kontrollin mjekësor bazë për një paketë ekzaminimesh që vlerëson riskun për sëmundshmërinë, duke rikthyer vëmendjen e shtetit tek shëndeti, dhe jo vetëm tek sëmundja.

Lidhur me investimet e pritshme, Ministrja Manastirliu u shpreh: “Nga viti 2018, ne do te fillojme ne 4 vite programin e rehabilitimit te 300 qendrave shëndetësore dhe ambulancave në të gjithë vendin! Do lehtësojme aksesin dhe do sigurojmë kujdes cilësor ne filtrin e parë te sistemit, që është kujdesi parësor! Deri në vitin 2021, do të kemi transformuar 11 spitalet rajonale duke i akredituar dhe rankuar, bazuar në cilësinë e shërbimeve. Ne tre vitet e ardhshme, do te transformojme spitalet bashkiake në qendra 24 orëshe të urgjencës dhe shërbimeve bazë”, u shpreh znj.Manastirliu.

Duke theksuar se sistemi shëndetësor nuk do të shihet si i fragmentuar, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tregoi hapat konkretë ku do të ndërhyhet për përmirësimin e shërbimit në spitale.
“Kemi gati planin per Spitalet universitare të cilat do të nisin zbatimin e një modeli të ri Patronazhimi dhe bashkëpunimi me spitalet rajonale në vend, duke plotësuar mbi baza ditore nevojat me mjekë specialistë sipas që kanë spitalet rajonale.

LEXO EDHE:  138 mijë doza vaksine kundër gripit/ Manastirliu: Nis vaksinimi për të moshuarit dhe kategoritë e rrezikuara

Çdo të thotë kjo? Incentivat financiare dhe bonuset që kemi përcaktuar do të jetë instrumenti që do mundëojë shpërndarjen e mjekësve aty ku është nevoja, pra spitalet universitare do të dërgojnë në ditë të caktuara mjekë specialistë për të dhënë shërbim të specializuar në spitalet rajonale, e për të shmangur kështu mbingarkesën në spitalet e Tiranës, por mbi të gjitha për të afruar shërbimin mjekësor aty ku është nevoja. Asnje spital nuk do të dergoje pacientë direkt në spitalet universitare, pa ndjekur sistemin e brëndshëm referimi dhe pa u konsultuar me mjekët e shërbimit terciar. Konsultat do te kryhen permes sistemeve si telemjekësia, përjashtuar këtu rastet urgjente, të percaktuara qarte në protokollet e miratuara”, tha znj. Manastirliu.

Lidhur me urgjencën e zemrës, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh: “Plani ynë për Urgjencën kardiake është qe brenda vitit 2019 trajtimi i rasteve te urgjencës kardiake te shtrihet në Spitalin Shefqet Ndroqi dhe Spitalin e Shkodrës. Gjatë 2018 do të hapim hemodinamikën në spitalin e Fierit për të mbuluar zonen e jugut te vendit, duke krijuar kështu një hartë të re të shërbimeve të kardiologjisë invasive publike. Ndërsa flotës së shërbimit të urgjencës kombëtare do t’i shtohen 35 autoambulanca te reja gjatë vitit 2018, për një shërbim të shpejtë dhe dinjitoz.”.
Ministrja u ndal dhe te shërbimet e reja që do të implemetohen në vitin 2018.
“Përmes partneritetit publik privat, nga viti i ardhshëm zgjerojmë gamën e analizave laboratorike në shërbimin publik, nga 20-70 lloje analizash që ofrohen sot, në 164 teste, duke 3-fishuar analizat që do të kryhen falas në spitalet publike. Jo vetëm do të zgjerojmë gamën e analizave, por do te vendosim një standard të ri të certifikuar të shërbimit laboratorik”, tha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Sipas Ministres Manastirliu, do të eleminohet çdo burokraci që rëndon  mbi qytetarët, në formën e sorrollatjeve dhe vonesave në shërbime, sikurse kemi nisur me heqjen e disa dokumenteve si karta e shëndetit dhe do të vijojmë së shpejti me heqjen e rekomandimit në letër dhe përfshirjen e të gjithë qendrave të kujdesit parësor në sistemin e ri të referimit elektronik të konsultave duke vijuar me programin tonë të shëndetësisë elektronike./ CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Projektligji i ri për duhanin/ 6-fishim gjobe, dënim edhe për cigaren elektronike

LEXO EDHE:  Situata në Spitalin e Traumës/ Manastirliu tregon detajet

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Situata në Spitalin e Traumës/ Manastirliu tregon detajet

LEXO EDHE:  Zgjidhet problemi i trajtimit të limfomave/ Manastirliu: Mbulim 100% për sëmundjet malinje të gjakut

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: