Connect with Us

Cili ishte qëllimi i reformës në drejtësi?/ Përgjigjet Ylli Manjani

Aktualitet

Cili ishte qëllimi i reformës në drejtësi?/ Përgjigjet Ylli Manjani

Publikuar

-

Në vijim të diskutimit për reformën në drejtësi, i ftuar në studion e lajmeve në “Syri.net”, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, është shprehur se reforma në drejtësi është bërë vetëm për të hequr Adreatik Llallën.

Sipas tij Prokurori i Përgjithshëm nuk mund të zëvendësohet me Prokurorë të përkohshëm.

“Ne jemi në këtë situatë që jemi, pasi reforma është e pastudiuar mirë, me disa qëllime të dukshme. Pra reforma në Prokurori u bë vetëm për të heq Adriatik Llallën.

LEXO EDHE:  Drejtësia/Berisha-mazhorancës: Pranuat amendamentin 88, do pranoni edhe Vetingun

Si mund të zëvendësohet Prokurori i Përgjithshëm me Prokurorë të përkohshëm. Jo pra sepse këta e kishin menduar që ta shkarkonin me Vetting. Nuk ka burrë nëne që të na, mbushë mendjen që duhet të vihen prokurorë të përkohshëm për të zëvendësuar prokurorin e përgjithshëm ku i mbaron mandati’, ka thënë Ylli Manjani, ndër të tjera. /CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Moti i keq/ Çako: Kemi marrë të gjitha masat, strukturat vendore janë në gatishmëri

Publikuar

-

Nga

Moti i keq ka shkaktuar disa situata rë rënduara në disa zona të vendit. Vlora ishte një nga qytetet, e cila për shkak të reshjeve të dendura të shiut pati përmbytje.

Por për kreun e Mbrojtjes Civile Haki Çako, drejtuesit vendorë kanë marrë masa për të mbajtur nën kontroll përmbytjet. Në një reagim për media, Çako tha se edhe vetë ka shkuar për të marrë masat në veri të vendit.

Jam në terren drejt veriut për të parë masat e marra. Sikurse dihet kemi hyrë në stinën e dimrit që sjell reshje dhe problematika. Në këtë sezon vendi ynë karakterizohet nga përmbytje. Agjencisë Kombëtare për Mbrojtjen Civile me strukturat e veta është në gatishmëri për mbrojtjen civile.



LEXO EDHE:  Ish ministri apel qytetarëve/ Do të ishte katastrofë nëse Rama do konfirmohej në pushtet

LEXO EDHE:  Beteja e televizioneve/ TV Klan dhe Vizion Plus shkatërrojnë Top Channel

Jemi në kontakt me të gjithë drejtuesit vendorë, nga Jugu në Veri. Ata i kanë marrë masat sepse është një sezon që kërkon masa paraprake. Mund të themi se deri në këto momente nuk ka pasur probleme serioze që mund të konsiderohen me risk për njerëzit. Qytetarët janë të sigurt dhe mjetet e zhbllokimit të rrugëve janë në dispozicion dhe pjesa tjetër është thuajse nën kontroll.

Në kohë dhe në periudha të ndryshme emergjencat kanë vazhduar dhe kanë punuar për pastrimin e kanaleve, janë në gatishmëri të plotë shkarkuesit e kanaleve të kolektorëve dhe të gjitha bashkitë janë në gatishmëri”, tha Çako./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Shqetësime të reja në botë pas zbulimit të variantit Omicron

Publikuar

-

Nga

Ndërsa rritet numri i rasteve të zbuluara me variantin e ri Omicron të koronavirusit në gjithë botën, këshilltari i lartë për shëndetësinë i presidentit amerikan Joe Biden thotë se ai “duket” më i transmetueshëm se variantet e tjera, por ekspertët e shëndetësisë ende nuk janë të sigurt nëse shkakton infektime më të rënda.

Disa ditë pasi zyrtarët shëndetësorë të Afrikës së Jugut njoftuan për zbulimin e variantit të ri koronavirusit, të njohur tani si Omicron, po shtohen vendet që kanë identifikuar persona të infektuar me të. Në Skoci janë identifikuar gjashtë raste. Qeveria skoceze tha të hënën se nuk dihet se ku janë infektuar individët. Dy raste u zbuluan në Kanada të dielën tek dy persona që kishin udhëtuar në Nigeri. Po të dielën zyrtarët holandezë të shëndetësisë thanë se 13 nga 61 pasagjerët që mbërritën së fundmi në Holandë nga Afrika e Jugut kanë rezultuar pozitivë për variantin e ri.

Për udhëtarët në Johanesburg, ky është një skenar i njohur.

“Pasi u bllokova për dy vjet për shkak të COVID-it dhe nuk pashë familjen time, prindërit e mi të sëmurë, m’u desh të kthehesha për t’i parë kur kufijtë u hapën dhe tani shoh se çdo gjë po përsëritet”, thotë Lizette Buys e cila shpreh zhgënjimin me kufizimet e reja.

Shumë vende kanë filluar të ndalojnë ose kufizojnë udhëtimet nga vendet e Afrikës jugore.

LEXO EDHE:  Formula e re për Reformën në Drejtësi/ Rama: Habitem pse PD nuk po e pranon

LEXO EDHE:  Formula e re për Reformën në Drejtësi/ Rama: Habitem pse PD nuk po e pranon



“Reagimi i disa prej vendeve në lidhje me vendosjen e ndalimeve të udhëtimit dhe masave të tjera, janë krejtësisht kundër normave dhe standardeve të udhëzuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë”, tha Ministri i Shëndetësisë së Afrikës së Jugut Dr. Joe Phaahla në një konferencë shtypi virtuale.

Dr. Phaahla i quajti kufizimet e udhëtimit “të skajshme”.

Të dielën, Dr. Anthony Fauci, këshilltari kryesor mjekësor i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se kufizimet e udhëtimit do të shërbejnë më shumë për të fituar kohë për të vepruar sesa për të ndaluar përhapjen e virusit.

“Kjo kohë duhet përdorur për të plotësuar mangësitë, duke mësuar më shumë për virusin, duke mësuar se si reagon ndaj antitrupave të krijuara nga vaksinat. Mbi të gjitha kjo kohë duhet përdorur për të përshpejtuar vaksinimin dhe dozat përforcuese. Këto do ta ndihmojnë për të rritur gatishmërinë”, tha Dr. Fauci.

Ai vlerësoi zyrtarët e Afrikës së Jugut për transparencën e tyre të shpejtë në identifikimin dhe ndarjen e informacionit për variantin Omicron. Dr. Fauci tha se është shumë herët për të folur për mbyllje të reja dhe shtoi se zyrtarët shëndetësorë të Shteteve të Bashkuara dhe Afrikës së Jugut do të mbanin përsëri konsultime./voa

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dëborë dhe ulje temperaturash/ Surprizat e motit për 2 ditët e ardhshme

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga masat ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin reshje në territor. Pritet që uletësira perëndimore të ketë reshje shiu me inetsitet të ulët. Ndërsa pjesa më e madhe e zonës malore do të vijojë të jetë në prezencën dëborës. Por pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim gradual të motit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen ndieshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 13°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi verior- verilindor, për pasojë në brigjet detare do ë krijohet dallgëzim 5 ballë.

LEXO EDHE:  Drejtësia/Berisha-mazhorancës: Pranuat amendamentin 88, do pranoni edhe Vetingun

LEXO EDHE:  Propozimi i PD për “Drejtësinë”/ Fatmir Xhafaj: U bë publike përpara se të negociohej

Ndërkaq, ditën e mërkurë në orët e para të ditës do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, të cilat do të krijojnë mundësi për momente me pika shiu në zonat Jugore. Po_ashtu dhe në orët në vijim vendi ynë në pjesën më të madhe do të mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave.



Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, POR do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 15°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE