LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpallet alarmi i kuq/Dëbora "gjunjëzon" Europën

11 Dhjetor 2017, 09:58, Aktualitet CNA

Shqipëria nuk është i vetmi vend i pëfshirë nga dëbora pasi 2 stuhi të mëdha kanë paralizuar gjithë kontinentin, duke lënë edhe shumë të vdekur.

Stuhitë e dëborës dhe shirat e rrëmbyeshëm kanë gjunjëzuar Gjermaninë, duke u marrë jetën dhjetra personave.

Por e njëjta situatë është edhe në Britaninë e Madhe, ku i gjithë vendi, përfshirë Londrën, ndodhet në temperatura nën zero.

Stuhia Karolina ka shkaktuar reshje të dendura të dëborës dhe bllokime të rrugëve kombëtare.

Zyra britanike e meteorologjisë lëshoi alarmin ?portokalli?, ndërsa temperaturat kanë zbritur deri në minus 14 gradë Celsius.

Por edhe Spanja dhe Portugalia kanë shpallur alarmin e kuq për mbërritjen e stuhisë Ana.

Kjo stuhi do të shoqërohet me shira të rrëmbyer dhe erëra deri në 120 kilometra në orë./CityNews

Lajmet e fundit nga