LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Redaksionale/ Lulin sot e braktisën të gjithë

11 Dhjetor 2017, 19:15, Aktualitet CNA

Partia Demokratike ka festuar sot 27-vjetorin e themelimit të saj nën panikun që prej ditësh ka kapur kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Nga një vëzhgim i CityNews.al në sallën e ?Pallatit të Kongreseve?, ku Basha kishte ftuar çdo demokrat të Shqipërisë, nuk ishte më shumë se 1000 vetë.

Duke thelluar vëzhgimin rezulton se në këtë përvjetor të PD mungonin qindra prej themeluesve të saj.

Në sallë ndodheshin disa që numëroheshin me gishtat e një dore, nga disa qindra që firmosën themelimin.

Në sallë mungonin mijëra dhjetoristë, studentët që shembën murin e diktaturës komuniste, edhe këta ishin sa gishat e një dore.

Lulzim Basha ishte i braktisur nga intelektualët, ata që ishin themeluesit e PD-së, në krah të Bashës ndodheshin dështimi, paaftësia dhe hipokrizia.

Personalitetet e shquara të Shqipërisë nuk ndodheshin në përvjetorin e Lulit, që i nxinin flokët më shumë se kurrë.

Në sallë mungonin ambasadorët e vendeve mike, si rrallë herë. Trupi diplomatik ishte në bojktotin e Lulzim Bashës.

Edhe religjionet e braktisën sot Lulzim Bashën.

Në sallë, për të cilën ishin shpërndarë mijëra ftesa mungonin përfaqësuesit e vërtetë të medias dhe Luli ngeli me Ylli Ndroqin.

Që të mos i hymë në hak kryetarit të përkohshëm dhe të pashpresë të PD-së, po themi se në krye të turmës qëndronte i madhi Mitro Çela, që me bishtin e syrit shikonte si shkëlqente e ardhmja e PD-së me çunin e Fahri Balliut dhe Ervin Salianjin.

E pra Luli ishte më keq se në çadër, megjithse kunati u kujdes që në pamjet kryesore të dilte edhe bashkëshortja e Lulzimit. Por mjafton që demokratët, intelektualët dhe qytetarët shqiptarë të shohin me kujdes filmimet, për të kuptuar sa i vetmuar ishte sot Lulzim Basha.

Lulin sot e braktisën të gjithë edhe ata që ka pasur në çadër. Edhe  ata që ishin në festë ishin për PD-në, për Lulin as vetë Sali Berisha nuk ishte. /CityNews

Lajmet e fundit nga