LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta uron PD-në: Suksese në përmbushjen e përgjegjësive

11 Dhjetor 2017, 18:40, Aktualitet CNA

Ditëlindjen e 27-të të themelimit të Partisë Demokratike, e ka uruar dhe presidenti i vendit Ilir Meta.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta ka shprehur urimet e tij partisë, lidershipit, anëtarëve dhe gjithë simapatizantëve të PD-së si forca e parë opozitare në vend dhe suksese në përmbushjen e përgjegjësive.

?Në këtë përvjetor të themelimit të Partisë Demokratike, si forca e parë opozitare në vend, kam kënaqësinë t’i uroj kësaj partie, lidershipit, anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, suksese në përmbushjen e përgjegjësive tepër të rëndësishme për të ardhmen europiane të vendit?. /CityNews

Lajmet e fundit nga