LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Kur s'ke fat në dashuri, ke në lojë’’/ Bleonës i ndodh e papritura në Las Vegas

11 Dhjetor 2017, 22:00, Aktualitet CNA

Bleona Qereti është një nga këngëtaret më të hapura dhe të sinqerta, përsa i përket jetës së saj. Kohët e fundit ajo ka shkaktuar zhurmë në media pas ngrirjes së vezëve.

Këngëtarja prej kohësh ka deklaruar se është beqare dhe se nuk ka gjetur dikë me të cilin të dashurohet. Por mesa duket është e vërtetë ajo shprehja se “kur nuk ke fat në dashuri, ke në lojë”, pasi Bleona ka fituar mbrëmjen e djeshme plot 23 mijë dollarë.

Nën shoqërinë e mikeshës Angela Martini, ajo është futur dhe ka luajtur në një kazino në Las Vegas.

Në një video që ajo ka postuar në InstaStory shfaqet shumë e lumtur dhe mesa duket fati i ka shkëlqyer në një anë.

Pasi fiton shumën e majme të parave Bleona çohet nga vendi e nis të kërcejë në sytë e të gjithëve ndërsa mikesha e saj e filmon, bashkë me paratë të cilat Bleona ia ka kërkuar pronarit ?cash?./CityNews

Lajmet e fundit nga