LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryeprokurori i ri/ Rama këmbëngul për pakt me opozitën

11 Dhjetor 2017, 08:40, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit Parlamentar të PS-së, ka thënë se baza ligjore është e qartë sa i përket zgjedhjes së Kryeprokurorit të përkohshëm.

Ai i ka kërkuar Opozitës që të kontribuojë që të zgjidhet me shumicë të thjeshtë prokurori i Përgjithshëm, i përkohshëm.

Rama sërish ka ftuar opozitën që të bëhet pjesë e këtij procesi, duke nënvizuar se ata e kanë mundësinë që ta zgjedhin Prokurorin  e Përgjithshëm të përkohshëm, me shumicën votave në institucion, por nuk do ta shfrytëzojnë këtë mundësi, në mënyrë që të bëhen të gjithë bashkë në këtë process.

?Kërkojmë mirëkuptim me opozitën se kjo është pikënisja e një pakti. Kjo nuk do të thotë që do të rrafshojmë  cepat e debatit politik të ditës, ai do të vijojë, por është themelore që ne të jemi bashkë, për të treguar se  jo vetëm një palë por të gjitha palët duan të çelin negociatat për anëtarësim. Të mos lejojmë politikën e ditës që të na pengojë?, është shprehur ndër të tjera Rama.

Sipas të njëjtit, nisja e zbatimit të vetingut është një kusht i plotësuar dhe muajt në vijim priten rezultatet e para./CityNews

 

Lajmet e fundit nga