LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputeti i PS zbulon arsyet pse nuk mblidhet KLP

11 Dhjetor 2017, 08:35, Aktualitet CNA

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kreu i Komisionit të Ligjeve, Ylsi Manja ka treguar arsyet se përse nuk mblidhet Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Sipas Manjës, dy arsyet kryesore janë bllokimi i ligjit të Vetting-ut dhe mungesa e ardhjes së kandidaturave nga shoqëria civile.

Ndër të tjera, Ulsi Manja theksoi se ?Komisioni i Ligjeve ka hapur procedurat për përcaktimin e Prokurorit të përkohshëm. Komisioni i Ligjeve ka vërejtur se ndryshimet kushtetuese, të cilat janë vendosur, nuk ka parashikuar zgjatje të mandatit të prokurorit, por përfundimin pas mandatit 5-vjeçar,?

Gjithashtu, deputeti socialist tha dhe se Kuvendi e ka detyrim kushtetues për përfshirjen në këtë çështje./ CityNews

Lajmet e fundit nga