LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

27 vjetori i themelimit të PD –së/ Basha: PD është forca që ndryshoi Shqipërinë

11 Dhjetor 2017, 10:37, Aktualitet CNA

Kreu i PD ?së, Lulzim Basha ka përkujtuar 27 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.

Me anë të një postimi  në rrjete sociale të shoqëruar me video, Basha ka ftuar militantët dhe anëtarët e Partisë Demokratike që të mblidhen bashkë në orën 18:00 në Pallatin e Kongreseve në shenjë nderimi por edhe përgjegjësie për atë që kemi përpara.

?Partia Demokratike, forca që ndryshoi Shqipërinë dhe jetët e miliona shqiptarëve një herë e përgjithmonë, forca që i priu shembjes së diktaturës komuniste?, ka shkruar ai

Postimi i tij i plotë:

Sot 27 vite më parë lindi Partia Demokratike, forca që ndryshoi Shqipërinë dhe jetët e miliona shqiptarëve një herë e përgjithmonë, forca që i priu shembjes së diktaturës komuniste, dhe rrugëtimit tonë drejt Europës dhe zhvillimit. Me respekt dhe mirënjohje të thellë për themeluesit, për qëndrestarët dhe për të gjithë mbështetësit, militantët dhe anëtarët e Partisë Demokratike ju ftoj sot të mblidhemi bashkë në orën 18:00 në Pallatin e Kongreseve në shenjë nderimi por edhe përgjegjësie për atë që kemi përpara: Përmbushjen e idealeve tona për liri, demokraci dhe mirëqenie për të gjithë shqiptarët./CityNews

Lajmet e fundit nga