Connect with Us

Debatet për kryeprokurorin/ Franca del kundër SHBA-së

Aktualitet

Debatet për kryeprokurorin/ Franca del kundër SHBA-së

Publikuar

-

Ambasadorja e Francës në Tiranë, Christine Vasak nga Korça është shprehur se Kushtetuta vendos për Prokurorin e Përgjithshëm.

Deklarata e saj tregon se kanë mendime të ndryshme me SHBA-në dhe ambasadoren e BE-së në Tiranë në lidhje me çështjen e kryeprokurorit të ri.

Vasak është shprehur se “Kushtetuta shqiptare disponon kohëzgjatjen e një mandati. Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm përfundon sipas Kushtetutës dhe autoritetet kompetente janë ato që duhet të vendosin”.

LEXO EDHE:  Majlinda Bregu komenton Vettingun/Lajtmotivi i Edi Ramës, u hoq dhe një gur tjetër

Kujtojmë këtu se ambasadori i SHBA-së Donald Lu dhe ajo e BE-së, Romana Vllahutin janë shprehur se mandati i kryeprokurorit ka mbaruar dhe kanë këshilluar Edi Ramën dhe mazhorancën që të zgjedhin një kryeprokuror të ri të përkohshëm./ CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Jeta pas COVID-19!/ Përgatituni për pasojat, asgjë nuk do të jetë më si më parë

Publikuar

-

Nga

COVID-19 nuk do të largohet, të paktën për njëfarë kohe. Njerëzit e rrezikuar do të kenë frikë të dalin jashtë, do të tkurrin konsumin, bizneset nga ana e tyre do të vuajnë pasojat e kësaj sjelljeje dhe ekonomia do të mbetet nën potencial, edhe të paktën në një afat të mesëm.

Asgjë nuk do të jetë më si më parë. Askush nuk mund ta thotë se sa do të zgjasë ky normalitet i ri, por një gjë është e sigurt: shumë gjëra kanë ndryshuar. Psikologjia e njerëzve po përshtatet. Në periudha të pasigurta, kur së ardhmes nuk i dihet dhe kur shumëkush mund të ketë humbur apo rrezikon të largohet nga puna, ata tentojnë të kursejnë dhe të shpenzojnë vetëm për produktet e domosdoshme. Një sondazh i fundit gjeti se 59% e tyre nuk planifikojnë të shkojnë me pushime, pjesa më e madhe e të cilëve për faktin e thjeshtë se nuk e përballojnë dot.

Me shtetet që vijojnë të jenë të mbyllura në guaskën e tyre, për t’u mbrojtur nga infeksioni që nuk po i vjen fundi, shpresa se turizmi do të rigjallëronte sadopak ekonominë, sa vjen e po zbehet. Kërkesa për distancim fizik ka zhbërë shumë aktivitete që në periudhën e verës zgjonin konsumin, si festat, dasmat, klubet e natës etj. Vjeshta sjell edhe më shumë dilema, pasi infeksioni i shoqëruar me viroza të tjera mund të bëhet edhe më i egër. Përvoja e këtyre muajve ka treguar se, nëse ka një gjë që mësuam nga virusi është fakti i vetëm se ai është i paparashikueshëm.

COVID-19 nuk do të largohet, të paktën për njëfarë kohe. Njerëzit e rrezikuar do të kenë frikë të dalin jashtë, do të tkurrin konsumin, bizneset nga ana e tyre do të vuajnë pasojat e kësaj sjelljeje dhe ekonomia do të mbetet nën potencial, edhe të paktën në një afat të mesëm.

Për një vend të bazuar te mikrobizneset dhe konsumi i brendshëm, ky normalitet i ri pritet që të jetë pothuajse fatal. Sipas të dhënave të INSTAT, 50% e sipërmarrjeve në vend ushtrojnë aktivitet në fushën e tregtisë me pakicë, ose në atë të shërbimeve të ushqimit dhe pijeve (bareve e restoranteve), ku mbizotëron vetëpunësimi. Shumë të tjera janë po në fushën e tregtisë me shumicë, apo në shërbime të pasofistikuara, pa vlerë të shtuar të lartë.
Për një ekonomi me produktivitet të ulët dhe që mbahet në një trup “parazitar”, infeksioni pritet të ulë më tej qarkullimin në venat e tij.

LEXO EDHE:  BE padit Google për abuzim të konkurrencës



Në qershor, bizneset që kaluan në status pasiv ishin 77% më të larta në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë. Shumë prej tyre deklarojnë rënien e fuqisë blerëse, si arsyen kryesore për këtë vendim. Ndërsa sipërmarrjet e mëdha mund ta kenë më të lehtë të mbijetojnë dhe të përshtaten dhe kanë rezerva për ta bërë këtë, për të vegjlit, mbijetesa do të jetë pothuajse e pamundur në normalitetin e ri të sjelljes konsumatore.

LEXO EDHE:  Meta ngre tonet/ Kemi lënë nam, negociatat do të ishin çelur nëse…

E gjithë bota po përgatitet të përballet me COVID-19 në planin afatgjatë. Sfida e re tashmë është frenimi i valëve të reja të sëmundjes në mënyrë që sistemet shëndetësore të shmangin kolapsin, por nga ana tjetër duke i lënë frymëmarrje ekonomisë. Gati tre muaj mbyllje ishin fatale dhe e çuan gjithë botën në recesionin më të thellë që nga koha e Depresionit të Madh.

Si kudo, edhe ekonomia jonë ka filluar të përshtatet. Industria e tekstileve po kanalizon një pjesë të burimeve në prodhimin e maskave dhe veshjeve për qëllime mjekësore. Pas një tkurrjeje dyshifrore në mars e prill, eksportet e tekstileve në maj pothuajse kapën nivelet e parakrizës.

Vetë bizneset e kanë treguar gjithnjë se janë të parët që nuk rrinë duarkryq dhe u përshtaten tendencave të reja. Por, të vetme ato nuk mund t’ia dalin. Shumë sektorë që deri tani kanë qenë jashtë radarit, për shkak të normës së ulët të përfitueshmërisë dhe konkurrencës nga importet, me pak ndihmë mund të bëhen të preferuara. Një prej tyre është bujqësia, e vetmja që i ka rezistuar më mirë pandemisë deri tani. Shqipëria siguron edhe sot rreth 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) nga bujqësia, më e larta në Europë, por industria përpunuese ushqimore zë vetëm 1% të PBB-së.

Për krahasim,në Serbi, bujqësia kontribuon me 6% të PBB-së dhe industria ushqimore sjell 3%. Potenciali është aty dhe fare mirë mund të shfrytëzohet, ashtu si avantazhet e tjera të vendit si pozicioni gjeografik dhe krahu i lirë i fuqisë punëtore mund ta ndihmojnë të integrohen në zinxhirin e shkurtuar të prodhimit (ikjen e kompanive nga Kina, p.sh.), duke hapur vende të reja pune, që do të zëvendësojnë bizneset e mbyllura nga ndryshimi i sjelljes konsumatore. Duhet vetëm pak vizion dhe vullnet, që bashkëjetesa e gjatë me virusin të bëhet sa më e lehtë!/Monitor

LEXO TE PLOTE

Bota

Zjarri në katedralen historike franceze shkatërron dritaret e artit dekorativ

Publikuar

-

Nga

Një zjarr masiv në një katedrale gotike në Francë ka shkatërruar dritaret e mrekullueshme të saj me xhama dekorativë.
Zjarrfikësit paralajmëronin njerëzit të qëndronin larg teksa vazhdonin luftën me flakët, ndërsa konfirmuan se çatia e katedrales nuk ishte prekur nga incidenti.



Katedralja e Saint Peter e Saint Paul është listuar si monument historik nga ministria franceze e kulturës prej vitit 1862, dhe dominon qendrën e qytetit të Nante.
Ndërtimi i saj nisi në 1434 dhe u deshën rreth katër shekuj për ta kompletuar. Salla e saj kryesore është 37.5 metra e lartë, katër metra më e lartë se ajo e Notre Dame në Paris.
Ndërtesa e rrallë u bombardua nga forcat Aleate gjatë Luftës II Botërore në qershor 1944, ku u dëmtuan tre faltoret e saj dytësore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Mund të isha edhe në Sharre”/ Bashkëshortja e Feim Ibrahimit dërgjet e sëmurë: Po pres e izoluar

Publikuar

-

Nga

Bashkëshortja e kompozitorit Feim Ibrahimit, Vera Ibrahimi bën me dije se ajo është e sëmurë me temperaturë dhe prej të hënës ende nuk i bëjnë tamponin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo thotë se është e izoluar në krevat duke pritur për tamponin. Për më tepër ajo thekson se Urgjenca i shkoi në shtëpi të hënën, kurse të martën realizoi në telefonatë me Institutin e Higjienës që i konfirmuan se do të vinin për dy ditë.



LEXO EDHE:  Dëbimi i diplomatëve rus/ Rusia hakmerret ndaj SHBA-ve

“Pas ardhjes se Urgjencës ditën e hënë, pas një telefonate nga Instituti i Higjienës të martën mbasdreke dhe konfirmimit të tyre që për dy dite vijnë, sot është e shtunë dhe une pres e sëmurë dhe e izoluar në krevat…. Mund të isha edhe në Sharre….”, shkruan ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE