LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha akuza qeverisë/ Edi Rama ka asgjësuar të drejtat e njeriut

10 Dhjetor 2017, 11:25, Aktualitet CNA

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, ka reaguar dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha, ka adresuar akuza të drejtëpërdrejta qeverisë dhe kryeministrit Rama, duke pohuar se sot gratë, fëmijët, të rinjtë nuk gëzojnë të drejtat që u takon, pasi kjo qeveri ka çensuruar gjithçka: median, fjalën, votën .

?Sot, ne 10 dhjetor 2017, diten nderkombetare te te drejtave te njeriut, duhej te debatonim si shoqeri per te drejtat e grave, te femijeve, per te drejtat e te rinjve, per permiresimin e kushteve ku secili te ushtronte dhe te gezonte te drejtat qe i takojne. Por fatkeqesisht 27 vite pas ardhjes se demokracise, ne shqiptaret ende nuk zgjedhim dot te lire, nuk gezojme dot lirine e plote te fjales nga censura e qeverise mbi median, nuk perfitojme dot nga liria e vertete e tregut prej monopoleve te pushtetit. Edi Rama i ka asgjesuar keto te drejta me shitblerjen e votes, me shantazhe dhe me kercenime.?

Më tej Basha është shprehur se qeveria Rama po shkel çdo ditë dinjitetin e qytetarëve, me shpërdorimin që po u bën fondeve publike, si dhe me koncesionet dhe tenderat korruptues.

?Qeveria e tij e shkel perdite dinjitetin e qytetareve me makuterine e tenderave e koncesioneve, me shperdorimin qe ju ben fondeve publike, me arrogancen ndaj njerezve. Kjo qeveri njeh vetem privilegjet e saj, dhe shkel me kembe te drejtat e lirite e njerezve te thjeshte.Bashkimi i te gjithe shqiptareve eshte garancia e fitores ne betejen per liri dhe te drejtat njerezore?. /CityNews

Lajmet e fundit nga