LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e këshilltarit të PS në Lezhë/ Zbardhen detaje të tjera

9 Dhjetor 2017, 07:59, Aktualitet CNA

Të tjera detaje janë zbardhur nga ekzekutimi i Aleksandër Ndokës, vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka, aktualisht anëtar i Këshillit Bashkiak Lezhë, si përfaqësues i Partisë Socialiste.

Mësohet ngjarja e rëndë ka ndodhur ndërsa 48-vjeçari Ndoka ka qenë duke u kthyer në banesë në lagjen ?Nënë Tereza? ose e njohur ndryshe ?Kodër Marlekaj? në orët e para të mëngjesit, rreth orës 4:00.

Dy ose më shumë persona ende të paidentifikuar të cilët i kishin zënë pritë e kanë qëlluar me breshëri automatiku jo nga një distancë e largët.

Duke qenë se rruga kryesore Lezhë-Tiranë është vetëm 100 metër larg nga banesa e viktimës, autorët kanë pasur mundësi të largohen shumë shpejt dhe pa rënë në sy të forcave të policisë.

Konfliktet e Aleksandër Ndokës
Viktima nuk ka pasur precedent penal, por konfliktet në familjen e tij i ka pasur djali, Samuel Ndoka, i cili u përfshi në një sherr që përfundoi në kanosje me armë zjarri ndaj një aktivisti të LSI në zgjedhjet e 25 qershorit në qarkun e Lezhës.

Samuel Ndoka 19 vjeç (djali i Aleksandër Ndokës që u vra sot) akuzohet se së bashku me kushëririn e parë Danjan Ndoka dhe disa persona të tjerë  nën kërcënimin e armës kanë kanosur dhe dhunuar ditën e zgjedhjeve të 25 Qershorit, aktivistin e LSI-së, Florjan Dushku. Samuel Ndoka dhe Danjan Ndoka u arrestuan në datë 28 tetor, ndërsa u prangosën edhe dy bashkëpunëtorë të tij.

Por ky nuk është konflikti i parë i Samuel Ndokës, që u arrestua në datë 28 tetor në Tiranë me një pistoletë me 7 fishekë, pasi është një emër i njohur për policinë. Samuel Ndoka së bashku me Klajdi Ndokën dhunuan edhe nënkryetarin e qarkut të Lezhës, Agustin Marku duke e goditur disa herë me grushte dhe shqelma në një lokal në 20.02.2017./ CityNews

Lajmet e fundit nga