Connect with Us

Po kërkoni mashkullin ideal? Karakteristikat e tyre sipas shenjave të horoskopit

Aktualitet

Po kërkoni mashkullin ideal? Karakteristikat e tyre sipas shenjave të horoskopit

Publikuar

-

Të gjithë duam një jetë stabile me një person të mirë dhe të drejtë. Dhe shpesh ne kërkojmë dhe lexojmë se cila shenjë na përshtatet me horoskopin tonë.

Hidhini një sy karakteristikave të mëposhtme dhe do të kuptoni cila shenjë është idealja për ju.

Nëse partneri juaj është ose do të jetë një dash
Ju keni në anën tuaj një njeri me ide të qarta që kupton brishtësinë dhe sensualitetin e një femre. Në asnjë moment nuk do të mërziteni me një dash, por bëni mirë që ai mos t’i dijë këto.
Nëse ju jeni me një dem
Jeta juaj do të jetë e gëzueshme. Një dem di si ta shijojë jetën. Është besnik shpesh herë dhe kokëfortë, por ëmbëlsia e tij zbut këdo që ka pranë.
Binjakët
Çdo ditë me një binjak është ndryshe. Edhe pse ndonjëherë është pak ëndërrimtar, me dëshira të mëdha për aventura kjo do t’ju bëjë mirë pasi do t’ju përfshijë në një jetë plot ngjyra shumë të larmishme.
Nëse ju jeni pranë një gaforreje
Do t’ju bëjë të ndiheni të dashuruara pa ju kërkuar asgjë në këmbim . I ëmbël dhe i zhytur në mendime, shumë i ndjeshme, ai është një mashkull që është i gatshëm të bëjë gjithçka për ju.
Nëse ju jeni me një luan
Kjo ju bën të ndiheni të mbrojtura dhe të sigurta. Ai është një njeri i fortë, ndonjëherë pak egoist, por nuk keni çfarë bën ai është mbreti i zodiakut.
Nëse ju jeni me një virgjëreshë 
Ai do të jetë gjithmonë aty për ju duke ju këshilluar dhe mbështetur në çdo kohë. Është një shoqërues i vëmendshëm dhe besnik.
I dashuri juaj është një Peshore
Të gjitha momentet e kaluara me një peshore do të jenë të paharrueshme. I qetë, ndonjëherë i humbur në mendime, krahë një peshoreje do të keni një jetë harmonike pasi gjëja e fundit që duan peshoret janë zënkat.
Nëse ju jeni me një Akrep
Është pak misterioz por është pjesë e sharmit të tij. Bashkëpunëtor dhe do t’iu dojë si i çmendur .
Nëse ju jeni me një Shigjetar
Ato që jetojnë pranë një shigjetari nuk janë në një marrëdhënie, por në një aventurë! I pëlqen të luajë dhe të argëtohet në çdo moment.
Bricjapi 
Ju keni pranë jush një person me një kokë mbi supet e tij, serioz dhe i besueshëm. Ai mund t’ju përkushtohet tërësisht juve nëse ju do.
I dashuri juaj është ujor
Idealist, lideri i pambikëqyrur, i pëlqen t’ju përfshirë në betejat e tij. Nëse në një moment e ndjeni larg mos u bëni merak, gjithmonë kthehet tek ju.
Nëse ju jeni me një peshk
Ai ju mbulon me vëmendjen dhe dhe ndjeshmërinë e tij. Ndonjëherë kanë luhajte humori, por mos u shqetësoni nuk ka asgjë serioze me ju./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

‘Nuk po merremi vesh’/ Aleati i Bashës nxjerr të palarat, si u grisën fletët e votimit

Publikuar

-

Nga

Agron Duka kritikon Bashën dhe aleatët/ Përshpejtoni negociatat, lëshoni pe

Aleati i Partisë Demokratike, Agron Duka është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Log”, ku mes të tjerave ka folur dhe për vendimin e Grupit Parlamentar të PD-së për të grisur fletët e votimit kur po zgjidhej kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Duka tha se ai nuk ishte njoftuar për këtë gjë dhe një moment panë që deputetët demokratë filluan të grisnin fletët e votimit tek kutia.



 “Opozita është dobësuar ama. Ne nuk po merremi vesh në asnjë lloj vendimi. Nuk dinim gjë çfarë vendimi kanë marrë këta për kryetaren e Kuvendit, dhe ne u detyruam të marrim vendime individual kur shkuam për të votuar. Aty pamë që po grisnin fletët e votimit”, tha Duka.

LEXO EDHE:  Puna, dashuria dhe financat/ Horoskopi javor, 05-12 Prill 2021

LEXO EDHE:  Tërheqin meshkujt dhe udhëheqin në një marrëdhënie/ Shenjat më të parezistueshme të horoskopit

Kujtojmë që Duka ndryshe nga veprimi i PD-së që grisi fletët e votimit, zgjodhi të bojkotonte procesin duke mos marrë pjesë në votim.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Besimi në SPAK ‘çështje politike’ për shqiptarët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme kronike

Shqiptarët janë të ndarë dhe shfaqin “preferenca politike” kur vjen puna tek vlerësimi i punës së institucioneve të drejtësisë.

‘Barometri’ në Euronews Albania zbulon se 41% e shqiptarëve kanë besim te Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ndërsa 30 % e tyre nuk besojnë.

Votuesit e Partisë Socialiste janë më besnikët ndaj SPAK-ut. Sipas gjetjeve, 75% e tyre besojnë tek puna e këtij institucioni.

LEXO EDHE:  Horoskopi i fundjavës/ Çfarë ka parashikuar Paolo Fox për të gjitha shenjat?

LEXO EDHE:  Katy Perry, femra më e paguar në muzikë sipas “Forbes” (Foto)



Kurse në kampin e Partisë Demokratike vihen re se ka një besim shumë më të zbehtë, ose e thënë ndryshe 16% e votuesve të kampit blu nuk besojnë tek institucionet e reja të drejtësisë.

Sondazhi pyeti 1000 qytetarë në zona urbane dhe rurale të Shqipërisë nga intervista ballë për ballë në periudhën 10-28 gusht 2021./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berisha ka të drejtë për statutin”/ Gjata: Kriza në PD zgjidhet me votim

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Sekretari për çështjet ligjore të PD-së, Çlirim Gjata ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demoratike dhe deklaratën e Bashës për të mos mbledhur Kuvendin Kombëtar.

Në komentin e tij Gjata ka theksuar se situata brenda PD është shumë e rrezikshme dhe se Berisha ka të drejtë për mbledhjen e Kuvendit.

“Berisha ka të drejtë se e ka statuti mbledhjen e kuvendit. Por nuk jemi para gjykatës, sepse atje ndahen gjërat. Është më politike çështja. Nëse mblidhet ¾ e firmave mblidhet kuvendi. Por nuk e di nëse Basha mund ta pengojë apo jo. Këtu nuk po respektohet Kushtetuta”, ka thënë ai për Syri Tv.

LEXO EDHE:  Katy Perry, femra më e paguar në muzikë sipas “Forbes” (Foto)

LEXO EDHE:  Dashuria dhe puna/ Horoskopi sipas Paolo Fox



Më tej Gjata ka theksuar se kryetari nuk ka të drejtë të ndalojë mbledhjen e Kuvendit dhe se zgjidhja e PD është votimi.

“Kryetari nuk ka të drejtë të ndalojë mbledhjen e kuvendit. Mendoj që PD është në një moment që duhet ta vlerësojë.  Më vlerë ka të rregullohet marrëdhënia e brendshme në PD. Opozita të ngrihet në nivel opozitar. A kemi fuqi për ta kapërcyer këtë ngjarje, të mos mendojmë se çfarë u tha. Të synojme drejt një zgjidhje dhe ajo është e votimi”, deklaroi Gjata./ CNA.al

LEXO TE PLOTE