Connect with Us

Berisha hedh poshtë akuzat për Rapiskan/ Tenderin e fitoi kompania amerikane

Aktualitet

Berisha hedh poshtë akuzat për Rapiskan/ Tenderin e fitoi kompania amerikane

Publikuar

-

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama kundrejt ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ku e akuzon për Rapiskan, ka ardhur dhe reagimi i këtij të fundit.

“Nen panikun e skandaleve te droges, Rama detyron deputeten e tij dhe narko-trafikanin Balla te dalin dhe te genjejne,  edhe pse zoti Berisha nuk permendet ne asnje rresht te medias Bloomberg”.

Berisha është shprehur se shërbimi i skanimit është fituar nga një kompani amerikane dhe kjo në mënyrë krejtësisht transparente.

“Sherbimi i skanimit eshte dhene permes nje gare te hapur dhe eshte fituar jo nga nje fantazme por nje kompani amerikane, lider ne bote e prodhimit te skanerave te cilesise se larte, me qellim luften pa kompromis ndaj terrorizmit dhe trafikut te droges.

Me kete sherbim, tashme gjeresisht te perhapur ne bote, qeveria ka synuar per te bere te pamundur fikjen e skanerave siç eshte bere me radaret e Ushtrise, ne menyre qe portet e Shqiperise te mos kthehen ne gjirize droge nga Rama, ministri trafikant apo drejtore qe largohen ne drejtim te paditur.

Personat apo sipermarresit me te cilet kompania ka zgjedhur te bashkepunoje, nuk i perzgjedh qeveria, por sigurojme qe ata nuk jane as menaxheri i ministrit qe merr koncesione dhjetera milione euro pa bere asnje investim dhe pa asnje dite eksperience, as mikja e kreyministrit qe perlan miliona per check-up nderkohe qe urgjencat jane pa ilace, dhe as ortaku i vellait te kryeministrit, qe ne konflikt te dyfishte interesi ka marre ne “koncesion” kontrollin e industrise se bixhozit. Pra ata nuk kane kategorikisht asnje lidhje me qeverine e mepareshme”.

Më tej Berisha ka theksuar se çdo veprim i qeverisë së tij është bërë në përputhje me ligjet.

“Procedurat e ndjekura nga qeveria Berisha ne rastin konkret, kane qene ne perputhje me ligjin, kane nxjerre fituese me gare nje kompani lider ne profilin e saj me fame nderkombetare dhe ky sherbim eshte provuar si teper i vyer ne luften ndaj droges, pavaresisht perkushtimit familjar te Rames dhe ministrit te rendit per trafikimin e saj.

Pas ardhjes ne pushtet, Edi Rama, ne nje akt te pare anulloi kontraten e miratuar ne parlament me kete kompani. Por pak muaj me vone ai anulloi vendimin e tij  dhe kompania vazhdoj punen. Ne kontrate u bene ndryshime qartesisht te disfavorshme per palen shqiptare, por duket ne interes te Rames dhe klienteles se oligarkeve te tij.

LEXO EDHE:  “Papunësia dhe pasiguria janë prezent”/ Mediu: Rama shkatërroi ekonominë

Keshtu, vertet cmimi per deklarate u ul nga 37 euro ne 22 euro, por u perfshine ne detyrimin per te paguar 5 euro, seria e pafundme e deklaratave nen 1000 euro, dhe qe me kontraten e pare ishin perjashtuar nga pagesa.

Se dyti Rama i dha me ligj kompanise garancine buxhetore,  e cila, sipas ligjit qe Rama miratoi ne parlament, detyron qeverine te paguaj per secilin Vend (skanimi) gjate 12 muajve te pare, duke filluar nga Data e Fillimit te Vendit per ate Vend, 2,260,000 euro (dy milione e dyqind e gjashtedhjete mije euro) (rezultati i pjesetimit te 11.3 milione eurove me 5 vendet).

Sipas kesaj kontrate te Rames, ne çdo pervjetor 12-mujor te Dates se Fillimit te Vendit per secilin vend, vlera e Tarifes Vjetore te Vendit per ate Vend do te rritet me koeficientin 1.03, ne menyre qe Tarifa Vjetore e Vendit per ate vend te behet 2,327,800 (dy milione e treqind e njezet e shtate mije e teteqind euro) ne vitin e dyte pas Dates se Fillimit te Funksionimit te Vendit per ate Vend, 2,397,634 euro (dy milione e treqind e nentedhjete e shtatemije e gjashteqind e tridhjete e kater euro) ne vitin e trete mbas dates se Fillimit te Funksionimit te Vendit per ate Vend, dhe keshtu me radhe deri ne daten e Perfundimit te funksionimit te Vendit per ate Vend.

Keshtu, pagesen per ngarkesat e skanuara me pare e bente biznesi dhe kete pagese doganat ua njihnin kompanive si shpenzime te zbritshme. Ne kontraten e dyte, kompania paguhet nga biznesi por me garanci buxhetore, pra para direkt nga buxheti i shtetit.

Persa i perket kompanise, cdo kompani ne perputhje me ligjin ka te drejte te shese aksione dhe zgjedhe ortaket, por ne rastin konkret, ne kontraten e qeverise Berisha me Rapiscan njihet nje dhe vetem nje pergjegjes dhe perfaqesues i pales private, dhe kjo eshte kompania Rapiskan. Sikunder kompania te cilen  Rapiskan, ne perputhje me detyrimin ligjor, piken 5.1 te kontrates, ka krijuar, pra ortaku i saj lokal, nuk ka ne menyre kategorike asnje lidhje me qeverine Berisha.

Fakti qe Rama terhoqi bllokimin dhe kompania filloi pune me kushte edhe me te disfavorshme se ne fillim per palen shqiptare, pasi Rama shpenzoi gjysem milioni euro “gjoja” per ti perzene, ben te besueshme zerat se e gjithe procedura qe nje farse dhe gjobevenie vetem qe vellai i tij te ishte aksioneri hije i ketij biznesi.

Per te gjitha shpifjet, kryeshpifsi do pergjigjet para ligjit!” /CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Shqipëria është bërë gati për në BE”/ Rama flet nga OKB: Ja çfarë përfaqëson integrimi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB-së se procesi i integrimit evropian është spirancë për të ardhmen e Shqipërisë.

Kryeministri deklaroi se Shqipëria ka kohë që është gati, por ajo pret që BE-ja të bëjë pjesën e saj.



“Procesi i integrimit europian përfaqëson një spirancë për ne. Ne presim me padurim  dhe e kam thënë në Tiranë dhe Bruksel se Shqipëria ka kohë që është gati dhe pret që BE të bëjë pjesën e saj. Integrimi është një aspiratë mbarë rajonale dhe burim frymëzimi në një rajon të transformuar më të 6-ta vendet e rajonit që kanë rënë dakort të hyjnë në një treg të përbashkët bazuar në standartet e BE-së.

Ballkani i Hapur është shenja dhe prova kemi ne si rajon ka për rritjen e punësimit, tregtisë dhe të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve njëherë e përgjithmonë”, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rama thirrje për njohjen e Kosovës/ Vetëm maturia do të lejojë Serbinë të heq barrën e së shkuarës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB.

Kryeministri Rama i ka bërë ftesë vendeve të OKB-së për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai është shprehur se mbështet si rrugë të vetme dialogun Kosovë-Serbi.



“Nuk është obsesion, është test për të njohur realitet e reja në zemër të Evropës, kur një shtet i ri lindi. Kjo punë duhet të përfundojë dhe realiteti na ka treguar ne ballkanasve, por edhe Evropës se Kosova e pavarur, sovrane vazhdon prej 13 vjetësh. 

Shqipëria mbështet si alternativë te vetme, dialogun Kosovë-Serbi. Vetëm maturia, kuraja dhe vizioni do ta lejojnë më në fund Serbinë te heq barrën e të shkuarës”, thotë Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Pabarazi në qasjen e vaksinave”/ Rama në OKB: Duhet një traktat i ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB, ku ka evidentuar disa prej sfidave me të cilat është përballur bota dhe Shqipëria sëfundmi. Në fjalën e tij, Rama ka falenderuar të gjithë vendet që ndihmuan Shqipërinë në periudhën më të vështirë të pandemisë.

Kryeministri theksoi se më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare është vaksinuar dhe se pritet që në 10 muajt e ardhshëm të vaksinohet edhe pjesa tjetër e popullsisë.

Gjithashtu Rama është shprehur se mbështet propozimin për një traktat të ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive përmes bashkëpunimit.



Sot kemi më shumë se gjysmën e popullsisë shqiptare të vaksinuar dhe presim të kemi të kemi të gjithë popullsinë e vaksinuar gjatë 10 muajve të ardhshëm. Pa bashkëpunim kostoja do të jetë më e lartë. Kjo është arsyeja pse vjet mjekët shqiptarë shkuan në Lombardi dhe në këmbim pritëm mjekët italian në shtëpinë tonë. Falenderoj ata që na janë gjendur të na ndihmojnë, Turqinë. KE që luftoi për të përshpejtuar ofrimin e vaksinave, Kroacisë, Letonisë që na u gjendën me vaksina.

Pabarazia në qasjen e vaksinës ka nxjerrë në pah një qasje të ndryshme për nismat globale, Kjo është arsyeja pse vazhdojmë të jemi avokat për një traktat të ri ndërkombëtar për reagimin ndaj pandemive, Është e nevojshme të përmirësojmë qasjen ndaj vaksinave sepse ata që nuk janë ta pavaksinuar rrezikohen. Eksperienca e gjatë dhe e fortë e OKB nëse na ka mësuar diçka është se sfidat kërkojnë kontributin e të gjithëve”, ka thënë ndër të tjera Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE