LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidenti i rëndë në Itali/ Ndalohet shoferi shqiptar  

9 Dhjetor 2017, 14:01, Aktualitet CNA

Policia italiane ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi shqiptar, pasi akuzohet se ka aksidentuar për vdekje një emigrante rumune 37-vjeçare.

Mësohet se i ndaluari është shtetasi Mirash Agraja, i cili akuzohet se ndërsa ngiste një mjeti tip Fiat Doblo në Rrugën Tuscolana në Romë, aksidentoi për vdekje emigranten rumune.

Mirash Agraja ndaloi në vend dhe u përpoq ta ndihmonte të arksidentuarën, por gjithçka më kot, pasi ajo kishte gjetur vdekjen e mënjehershme nga aksidenti.

Policia bashkiake e kryeqytetit po heton rrethanat e këtij aksidenti të rëndë./ Gjergj Thanasi/ CityNews

Lajmet e fundit nga